• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez anulon 7 koncerte, “tërbohen” fansat

Paparazzi, Slider
Jennifer Lopez



Jennifer Lopez ka anuluar shtatë datat e fundit të turneut të saj të ardhshëm.

Fansat  vunë re se Ticketmaster shtoi në heshtje njoftimet e anulimit në listimet e Nashville, Raleigh, NC, Atlanta, Tampa, Fla. dhe New Orleans për  “This Is Me…Now” në fillim të kësaj jave.

Të shtatë datat ishin planifikuar për nga 20 gushti deri më 31 gusht. Turneu tani është caktuar të përfundojë në qytetin e Nju Jorkut më 17 gusht.

Përveç detajeve të rimbursimit nuk është dhënë asnjë arsye konkrete e këtij vendimi që ka zemëruar jo pak fansat.

Koncertet e anuluara janë saktësisht një javë pas ditëlindjes së bashkëshortit të saj Ben Affleck.
Turneu “This is me now” fillon më 26 qershor në Orlando, Florida.

Ky turne shënon turneun e parë të Jennifer që nga turneu “It’s My Party” në 2019, ku artistja e njohur fitoi mbi 50 milionë dollarë nga shitja e biletave./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *