• |
ide | kryesore

Pavard vishet zikaltër, Bayern i dorëzohet ultimatumit: francezi mbërrin në mbrëmje në Milano

-Instant, F1, Sport
Pavard



Më në fund gjithcka është e kryer për kalimin e Benjamin Pavard te Inter. Pasi zikaltrit vendosën për sot afatin e fundit për ardhjen e mbrojtësit nën urdhërat e Simone Inzaghi, Bayern Munich dha dritën jeshile për përfundimin e marrëveshjes. Transferimi do të bëhet në bazë të 30 milionë euro plus 2 bonus. E Pavard është gati të largohet nga Gjermania dhe Bavaria, me mbrojtësin që pritet në mbrëmje në Milano. Nesër, duke përjashtuar befasitë e minutës së fundit, francezi do t’i nënshtrohet testeve të zakonshme mjekësore. E më pas do të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 5 milionë në vit.

Negociatat me Bayern Munich dukej se ishin bërë lajtmotivi i kësaj merkato shumë të nxehtë të transferimeve të verës për Inter. Zikaltërve iu desh të “luftonin” gjatë gjithë korrikut me klubin bavarez për të marrë Sommer. Pas tratativave me portierin zviceran, që më pas zbarkoi në Milano, pavarësisht tentativës së dështuar për ulje çmimi, ‘lufta’ u përsërit edhe për Pavard. Lojtari donte të kalonte te Inter dhe në javën e fundit të Bundesligës nuk ishte thirrur për ndeshjen. Klubi bavarez kërkoi edhe disa orë të tjera kohë për të ndërtuar negociata të tjera për të garantuar mbulimin në rolin e Pavard. Kjo kërkesë i kishte bërë zikaltërit të paduruar, por pritja tashmë mori fund.

Lexo më tej: Bayern Munich pengon me çdo mënyrë Pavard, francezi shënjestrohet nga tifozët bavarezë për një foto

E në fund të një takimi tjetër mes dy palëve drejtuesve, erdhi miratimi. Pavard ka tani valixhet në dorë për të fluturuar në Milano. Inter, nëse dështonte akordi, kishte vendosur të mbulohej me planin B: Tanganga, Schuurs dhe Chalobah.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *