• |
ide | kryesore

Bayern Munich pengon me çdo mënyrë Pavard, francezi shënjestrohet nga tifozët bavarezë për një foto

-Instant, Sport
francezi



Benjamin Pavard, dëshiron me cdo kusht Inter, por Bayern Munich po ia bën jetën të vështirë. Francezi nuk u paraqit në stërvitjen e djeshme, zyrtarisht i sëmurë, por gjermanët nuk lejojnë këtë lloj presioni. Mbrojtësi është rikthyer në stërvitje me grupin e Bayern dhe doli rregullisht në fushë, siç raporton Bild. Transferimi, megjithatë, duket i pashmangshëm. Pavard dëshiron të lëvizë, Bayern është i gatshëm ta shesë dhe Interi e kërkon me ngulm. E vetmja pengesë përfaqësohet nga kërkimi për një zëvendësues të tij në Bavari.

Benjamin Pavard në fakt nuk pret asgjë tjetër veç dritës jeshile nga Bayern Munich për të fluturuar te Inter. E tani, as tifozët bavarezë nuk e duan në skuadër. E shkak u bë një foto. Duke qenë ende lojtar bavarez, francezi merr pjesë në nismat promovuese të skuadrës. Mbrojtësi francez u bë pjesë e fotos klasike të fillimit të vitit, ku Bayern u përjetësua me birrë në dorë, në një shkrepje me një shije tipike bavareze.

Lexo më tej: Inter e pret, Pavard bëhet dinak me Bayern: mbrojtësi nuk shkon në stërvitjes për… sëmundje

 

Tifozët gjermanë kur e panë vunë në shënjestër Pavard, i pozicionuar lart djathtas dhe për rrjedhojë nga fundi. Ata vunë në dukje pamjen e tij të mërzitur: “Ai nuk dëshiron të jetë më këtu”, “Është e qartë se është fytyra e dikujt që dëshiron të largohet”, thuhet në komentet në postimin social të Bayern.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *