• |
ide | kryesore

Inter e pret, Pavard bëhet dinak me Bayern: mbrojtësi nuk shkon në stërvitjes për… sëmundje

-Instant, Sport
pavard



Në shtëpinë e Inter janë orë pritje në frontin e Benjamin Pavard. Pasi është përcaktuar marrëveshja me Bayern Munich në bazë të 30 milionë euro plus 2 bonuse, zikaltrit presin vetëm aprovimin përfundimtar për ta marrë francezin në Itali. OK që do të vijë sapo gjermanët të kenë gjetur një zëvendësues për mbrojtësin 27 vjeçar. Çështje orësh, me futbollistin që shtyn me cdo mënyrë të zbarkojë në Milano. Nuk është rastësi që Pavard nuk u stërvit sot me shokët e skuadrës. Mbrojtësi e konsideron aventurën e tij nën urdhrat e Tuchel të përfunduar.

27-vjeçari humbi zyrtarisht seancën me bavarezët për shkak të “sëmundjes”, siç thuhet në deklaratën e lëshuar nga Bayern Munich. Por duket qartë se mungesa e Pavard lidhet me logjikën e merkatos. Shënimin e bavarezëve e ka lexuar edhe Simone Inzaghi, që po pret me ankth kampionin e Botës 2018 me Francën në Rusi. Shpresa e teknikut është që ta ketë në dispozicion për ndeshjen e së hënës së ardhshme në Cagliari.

Lexo më tej: Pavard, Bayern ul pretendimet e gjen akordin me Inter: vizitat mjekësore brenda 48 orësh

Kanë mbetur ende ditë dhe, në këtë kuptim, ka shumë besim te zikaltrit. Së pari, megjithatë, duhet të kryhen kontrollet mjekësore, të cilat klubi në Viale della Liberazione do të donte t’i shihte që nesër. Nxitimi i teknikut të Inter Inzaghi rrjedh edhe nga gjendja jo optimale e Matteo Darmian, që po vuan nga një problem në kavilje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *