• |
ide | kryesore

Sterilizimi/ Rama del garant për pagesat e biznesmenit të burgosur Ilir Rrapaj

Arkiva, Kryesore, Lajme
Rrapaj



Kur vendosi burgosjen e zv.ministrit Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj për abuzimet me paratë e koncensionit të sterilizimit, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkoi ndërprerjen e koncesionit para afatit. Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Erion Bani abuzimet në tenderin 100 milionë euro ishin të tilla që sterilizimi duhet ndalur menjëherë.

Në pikën 20 të vendimit, gjykatësi sugjeron se një kopje t’i dërgohet Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë për “marrjen e masave për ndjekjen e rrugës ligjore për konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës koncesionare datë 2 dhjetor 2015 të lidhur mes Ministrisë së Shëndëtësisë, përfaqësuar nga Ministri Z.Ilir Beqaj dhe shoqërisë “Sani Service” sh.p.k. të përfaqësuar nga administrator Admir Daca”

Vendimi i Banit, që përfshin nisjen edhe nisjen e hetimit për Ilir Beqajn dhe Shkëlqim Canin u pasqyrua gjerësisht në media.

Udhëzimi që jepet në këtë vendim për ta ndërprerë sterilizimin u kundërshtuan nga kryeministri Edi Rama, që ishte sot në ambjentet e spitalit Shefqet Ndroqi. Bashkë me mjekët ai vizitoi një nga 17 centralet e reja të krijuara falë PPP-së së sterilizimit, ku ri-investimi i instrumenteve të rinj pritet kryhet në vitin e 7-të të këtij partneritetit, pra këtë vit.

“Kur ndodhi në fillim ajo që u lajmëruan masat e sigurisë, për atë grupin që ka bërë procesin, kam marrë disa mesazhe. Por më shumë sesa pak mesazhe nga mjekë, që edhe ndonjë as nuk e njihja, se ishin të gjithë të shqetësuar se mos sekuestrohet dhe mos bllokohet kjo gjë. Dhe, ku do shkojmë? Dhe kjo nuk është fare pjesë e kësaj gjëje. Dhe nuk ka shanse, sepse qëllimi jonë i përbashkët dhe arsyeja që e kemi bërë këtë, ka qenë që t’ju japim, ju në dorë instrumentet e klasit më të lartë sot dhe janë të klasit më të lartë sot. Nuk ka qenë që hajde të bëjmë këtë dhe pastaj ju kapni ça të kapni. Kush sheh me këtë rast ‘’kapni ça të kapni’’, ka tjetër drejtim, atje ku e dimë” – u shpreh Rama.

Me këtë vizitë, Rama jep një mesazh të dyfishtë. Në njërën anë për drejtuesin e ILDKP, që të mos i bindet urdhrit të gjykatës. Në anën tjetër për biznesmenin e burgosur Ilir Rrapaj që paratë të vazhdojnë të kalojnë tek ai dhe ortakët e tij.

Lexo edhe: Rama lan duart me Ilir Beqen, “kush kapi mandarina rrugës, do paguajë”

Lexo edhe: Keqpërdorimi/ Ilir Beqaj nxjerr videot e doktorëve pro sterilizimit

Lexo edhe: VIDEO/ Si e mbronte Rama koncensionin e sterilizimit: Nuk i fusim duart në xhepat e qytetarëve!

Ky qëndrim i Ramës, që këmbëngul se paratë e taksave tona duhet të vazhdojnë të kalojnë tek biznesmeni i burgosur Ilir Rrapaj, të kujton të njëjtën situatë me atë të inceneratorëve.

Edhe pse Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja ishin shpallur në kërkim, qeveria Rama nuk i ndali pagesat deri kur inceneratori i Tiranës u vu nën sekuestro nga SPAK.

Vetëm se në Sharrë nuk ekziston asnjë incenerator  dhe sa më parë të ishin ndërprerë pagesat, aq më shumë para do të ishin kursyer nga buxheti i shtetit. Kostot e fryra të sterilizmit kanë qenë shpeshherë problem për spitalet dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Për vitin 2018 kompanisë private iu paguan 17 milionë euro, nga 10 milionë që ishte parashikuar në kontratë. Për këtë, në vitin 2019 të gjithë spitalet e vendit u urdhëruan të ulin operacionet e planifikuara, në dëm të pacientëve që kishin nevojë për t’u operuar./Lapsi.al



11 Comments

  1. Lartgjatesia e Tij e di qe shqiptarevet “ nuk u ngrihet”, keshtu qe ben cfare ti teket.I keput dhe nje: fajet i ka Saliu e delet se prishin terezine fare.Ashtu si Enveri qe deri sa vdiq na krahasonte me rregjimin e Zogut 50 vjet te shkuara edhe Ky yni merr gershere te ndryshkura e na mbush mendjen se para sterilizimit perdoreshin kudo e Ky me Beqajn na shpetuan nga vdekja.Ja kaq budallenj na ben. E mire na i ben.E meritojme.

  2. Nuk ka asnje studim te pavarur qe te thote se mjetet jane dot me te mira sic thote ky. Mjeket qe citohen jane te pabesueshem sepse varen nga qeveria dhe per rrjedhoje te kompromentueshem apo te shantazhueshem. Per menimin tim me aq para mund te behej me mire ne sasi dhe cilesi nese do behej sic duhet nga shteti. E njejta gje vlen per check up-in e famshem. Keto jane thjesht vjedhje dhe perfituesit kuptohet kush jane, ata qe kane pasur ne dore ti miratojne

  3. E ke Spitalin Ushtarak pa kondicionere.

    NUKNTE KERCET FARE

    Pacientet pas operacionit shijojne vapen, me dritare te hapura.

    1 jave pagesa e koncesionareve te checkupit apo sterilizimit, do ti bente ata paciente te merrnin fryme si njerez.

  4. Nano formoi një parti të majtë me koncepte moderne;

    Lejoi në Partinë Socialiste mendimin kundër, si asnjë parti në Shqipëri, që nga viti 1946 e deri në ditët e sotme;
    Nano i dha Partisë Socialiste shpirt demokracie dhe dinjitetin e liderëve të saj që kërkonin individualizëm politik

  5. Te vjen keq qe je shqiptar kur shqiptare jane edhe Andi me Shkullakun! Urrejtja u ka bllokuar syte dhe mendjen por edhe zemren! Kur urren-thone -duhet te hapesh dy varre nje per ate qe urren dhe nje per vete! Sic duket qarte te dy kane vdekur por jane pa varrosur! Po presin te shkojne bashke me Saliun!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *