• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë jashtë një shkollë në Athinë/ Plagoset një shqiptar

Lajme, Të fundit



Policia është në kërkim të një personi që mbrëmë hapi zjarr në rrugën Panormou, në Ampelokipi, në qendër të Athinës duke plagosur 2 persona. Policia po vijon hetimet përmes videove dhe dëshmive të banorëve të zonës pasi nuk ka arritur të gjejë asnjë provë mjeko-ligjore nga të shtënat.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur pak pas orës 20:30 të së dielës mbrëma, kur sipas raportimeve, një person ka qëlluar jashtë shkollës së mesme të 16-të të Athinës pas një sherri dhe më pas është zhdukur.

Oficerët e Emergjencës së Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nuk kanë gjetur asnjë person të lënduar, por as gëzhoja nga të shtënat.

Por pak më vonë policia u njoftua nga Spitali i Kryqit të Kuq për dy të plagosur, një greke 20-vjeçare dhe një shqiptar 32-vjeçar, të cilët kanë marrë plagë me armë zjarri.

20-vjeçarja ka dëshmuar në polici se ka marrë një plumb rikoset në kofshë teksa po ecte në kryqëzimin e rrugëve Panormou dhe Larisa, ndërsa nuk e njeh 32-vjeçarin shqiptar.

Siç rezultoi nga hetimet, i plagosuri tjetër njihet për autoritetet pasi është arrestuar në të kaluarën për një rast droge dhe policia po shqyrton mundësinë që 32-vjeçari të jetë shënjestër e personit të armatosur.

Në të njëjtën kohë, ata po mbledhin pamjet nga kamerat e sigurisë të dyqaneve në zonë dhe deklaratat e dëshmitarëve në mënyrë që të hartojnë rrugën e ndjekur nga personi i armatosur dhe t’i çojnë në gjurmët e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *