• |
ide | kryesore

Korçë, dy të arrestuar për vjedhje

Arkiva, Lajme
Korçë, dy të arrestuar për vjedhje



Është ndaluar 37-vjeçari me inicialet A.H, i cili ishte në kërkim për vjedhjen e një televizori dhe disa orendive shtëpiake, në banesën e një 44-vjeçareje.

Gjithashtu është arrestuar 31-vjeçari me inicialet A.Ç dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar banues në fshatin Çipan të Devollit, pas vjedhjes së prodhimeve bujqësore të një 61-vjeçari.

Njoftimi i Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin në kërkim A. H., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 26.08.2023, në lagjen nr. 17, Korçë, ky shtetas ka vjedhur një televizor dhe disa orendi shtëpiake në një ambient në pronësi të një 44-vjeçareje.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 31 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, të dy banues në fshatin Çipan, Devoll, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur një sasi prodhimesh bujqësore, në parcelën e një 61-vjeçari.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Ç., gjetën sasinë e prodhimeve bujqësore, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *