• |
ide | kryesore

PAMJET/ Uragani “Idalia” përplaset në Florida, 2 viktima dhe shkatërrime

Arkiva, Lajme, Të fundit
idalia



Uragani “Idalia” i shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta mbërriti në Florida dhe Georgia-n juglindore duke shkaktuar menjëherë 2 viktima, shkatërrime dhe përmbytje të shumta. Autoritetet në Florida janë duke u përpjekur të bënë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në zonat më të goditura.

Pamjet nga zona treguan ujërat e oqeanit duke vërshuar mbi autostrada dhe lagje të banuara. Më shumë se 75 njerëz janë shpëtuar nga përmbytjet në zona të rrezikuara. Duke marrë forcë nga ujërat e ngrohta të Gjirit të Meksikës, “Idalia” lëshoi erëra shkatërruese dhe shira të rrëmbyeshëm duke shkaktuar përmbytje deri në 5 metra përgjatë bregut të Gjirit të Floridës.

Gjatë pasdites së të mërkurës, epiqendra u zhvendos nga Florida, tha guvernatori Ron DeSantis në një konferencë për shtyp. Më herët të mërkurën, ai paralajmëroi se shanset për t’i mbijetuar një stuhie në zonat kritike nuk ishin të mëdha ndaj ai bëri apel që të gjithë të qëndronin në katet e treta të banesave ose të evakuoheshin. 2 shoferë humbën jetën në aksidente të ndara në mëngjes.

Më shumë se 280 mijë shtëpi dhe biznese janë pa energji në Florida që nga mesdita dhe 160 mijë klientë u prekën në mënyrë të ngjashme në Georgia. Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se diskutoi me DeSantis për situatë. Guvernatori është në garë për nominimin republikan për të sfiduar Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Megjithatë Biden u tha gazetarëve se “kjo nuk ka të bëjë me politikën, ka të bëjë me kujdesin për njerëzit”. Ky është uragani i katërt i madh që godet Floridën në 7 vitet e fundit, pas “Irma” në 2017, “Michael” në 2018 dhe “Ian” i cili arriti kulmin shtatorin e kaluar. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *