• |
ide | kryesore

Stuhia “Idalia” përhapet në juglindje të SHBA-së, godet Karolinën

Lajme, Planet



“Idalia” preku bregun e gjirit të Floridës si një uragan i kategorisë 3, duke e bërë atë më të fuqishmin e rregjistruar në rajonin Big Bend në më shumë se 125 vjet.

Të mërkurën në mbrëmje “Idalia” u dobësua në një stuhi tropikale dhe vazhdon të dobësohet, ndërsa udhëton nëpër juglindje, sipas qendrës kombëtare të uraganeve.

Qendra e stuhisë tani po lëviz nëpër Karolinën e Jugut dhe është 60 milje në perëndim të Charleston. Përveç dallgëve, shiu i dendur, erërat e forta dhe kërcënimi për tornado do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës për pjesët lindore të Karolinës.

Paralajmërimet për përmbytje u lëshuan në Xhorxhia, ndërsa shteti po përgatitej për uraganin Idalia. Të gjitha fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar Savannah/Hilton Head u anuluan për pjesën tjetër të së mërkurës, postoi aeroporti në mediat sociale.

Disa zona të Floridës panë më shumë se 22 cm shi dhe erëra deri në 136 km në orë, sipas raporteve paraprake. Rreth 4,000 deri në 6,000 shtëpi u dëmtuan në kontenë Pasco të Floridas gjatë stuhisë, sipas administratorit të kontesë Pasco, Mike Carballa. Shqetësimi më i madh i Floridës pas uraganit “Idalia” janë njerëz që nuk kanë energji.

Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper, u bëri thirrje banorëve të grumbullojnë furnizime dhe të qëndrojnë larg rrugëve të përmbytura kur uragani Idalia godet zonën me reshje të mëdha shiu dhe përmbytje të lokalizuara. Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall të hënën për shtetin dhe një paralajmërim për stuhi tropikale është në fuqi për të gjithë bregdetin e shtetit, tha Cooper.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *