• |
ide | kryesore

PO NDODH TANI/ Shikoni fenomenin e rrallë “Super-Hëna blu”

Arkiva, Lajme, Të fundit
hëna



Hëna më e madhe dhe më e ndritshme e vitit do të jetë pikërisht mbrëmjen e kësaj të mërkure. Fenomeni do të shihet nga mbarë bota. Do të jetë një shans i rrallë për të parë atë që njihet si “Super-Hëna blu”. Rasti i fundit ishte në vitin 2009. Një “Hënë blu” ndodh kur në një vit ka 13 Hëna të plota në vend të 12 të zakonshmeve.

Nëse qiejt janë të kthjellët Super-Hëna blu mund të shihet edhe në Shqipëri. Të sqarohemi që në fillim. Hëna nuk do të ketë ngjyrën blu. “Hëna blu” është quajtur kështu vetëm sepse ky fenomen nuk bën pjesë në skemën e zakonshme të Hënave. Nëse do ta shihni, Hëna këtë të mërkurë do të jetë më e madhe dhe më e shndritshme për shkak se ndodhet në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj.

Kultura të ndryshme në mbarë botën u japin emra Hënave të plota. Një Hënë e plotë në përgjithësi ndodh një herë në muaj, që do të thotë se një vit mesatar ka 12. Por fazat e Hënës në fakt kërkojnë 29.5 ditë për të përfunduar, ose 354 ditë për 12 cikle. Kjo do të thotë se afërsisht çdo dy vjet e gjysmë, shihet një Hënë e plotë e 13-të.

Ngaqë është aq e rrallë ka dalë shprehja “një herë në hënë”. Hëna e fundit blu ishte në gusht 2021 dhe hëna tjetër do të jetë në 2026. Por kombinimi i një “Hëne blu” dhe “super Hënës” është shumë më i rrallë dhe do të duhet të presim deri në vitin 2037 për ta parë atë përsëri.

Si të shihni super-hënën blu?

Asnjë pajisje speciale nuk është e nevojshme për të vëzhguar pamjen. Mjafton të ngrini kokën dhe ta shijoni me sy të lirë. Nëse nuk dilni dot jashtë, keni disa video LIVE më poshtë. ©LAPSI.al





2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *