• |
ide | kryesore

Bëhuni gati/ Natën e 30 gushtit vjen “Super-Hëna blu”

Arkiva, Lapsi Leaks
hëna



Ktheni sytë nga qielli në natën mes 30 dhe 31 gushtit. Mos e humbisni spektaklin e “super-hënës blu”. Do të jetë hëna e plotë më e madhe e vitit dhe e dyta brenda të njëjtit muaj. Një ngjarje e tillë në traditën anglo-saksone quhet “Hëna Blu”.

Për ta bërë gjithçka më të veçantë, është edhe fakti që dy hënat e plota të gushtit janë të dyja “Superhëna”, sepse ndodhin në distancën më minimale nga Toka. Kjo përfaqëson një fenomen mjaft të rrallë duke pasur parasysh që e fundit ka ndodhur në janar të 2018 ndërsa tjetri do të jetë në janar 2037. Astrofizikani italian Gianluca Masi do të filmojë me aparaturat e tij Superhënën blu në horizontin e Romës dhe dfo ta transmetojë atë LIVE. 

“Në orën 3:37 më 31 gusht hëna do të jetë e plotë për rreth 9 orë dhe do të jetë në distancën minimale nga Toka. Sateliti ynë do të shfaqet rreth 7% më i madh dhe pak më i shndritshëm se normalja”, – thotë Masi. Është e rëndësishme sipas tij të theksohet se “nga katër Superhënat e dukshme këtë vit, ajo e 31 gushtit do të jetë më e afërta, pra paksa më e madhja”. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *