• |
ide | kryesore

Gjendja shëndetësore/ Fatos Nano në orë të vështira për jetën

Arkiva, Kryesore, Lajme
nano spital



Ndërsa të mërkurën u dha lajmi se gjendja e ish liderit historik të PS, Fatos Nano, po shkonte drejt përmirësimit, një mesazh i sotëm i pasardhësit të tij, kryeministrit Rama, i ka rënë këmbanave të alarmit. Në një postim ku shpallte se e nderonte Nanon me dekoratën e “Yllit të mirënjohjes”, shefi i qeverisë thoshte hapur se ai po kalon “orë të vështira” dhe se “është në luftë për jetën.

Lexo me tej:

Gjendja shëndetësore e Nanos, Rama i akordon medaljen e mirënjohjes publike 

Ish kreu i PS në vitet ‘1991-2005 (shiko videon poshte) u shtrua para dy ditësh në pavionet e spitalit Hygea dhe lajmi që u dha është se gjendja e tij ishte aq e rënduar sa i duhej të shkonte drejt e në reanimacion për t’u intubuar.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Ky lajm i keq u zbut një ditë më vonë madje u njoftua se Fatos Nano ishte përmirësuar dhe po bëhej gati ta linte spitalin. Informacionet ishin kaq shumë kundërthënëse, pasi rreth fatit të pacientit më VIP të spitalit, ekzistonte një kujdes i hekurt për ruajtjen e sekretit shëndetësor. Po burime nga spitali, të konfirmuara edhe nga të afërm të ish liderit socialist, pohuan për Lapsi.al se gjendja e të sëmurit është shumë e rëndë. “Ajo rrezikon të jetë edhe pa kthim”, tha burimi kur u pyet për faktin se përse Edi Rama foli për “orë të vështira të luftës me jetën”. “Ai u rifut në intubim pasi gjendja u përkeqësua. Ai vuan nga fibroza pulmonare e cila i ishte përkeqësuar shumë që pasi kaloi një covid të rëndë” tregoi burimi.

“Edhe “Ylli i mirënjohjes” i’u akordua në këto momente që ai të përjetojë që në të gjallë të vet, nderimin që i jep partia të cilën e drejtoi, e modernizoi dhe e shndërroi nga një karakatinë e trashëgimisë komuniste, në një forcë europiane anëtare të internacionales socialiste”, pranoi për Lapsi.al, një burim nga kryeministria. Rama shkroi në një mesazh se lutet për tv ndërsa socialisti i vjetër Erion Braçe pasi u njoh me gjendjen e tij të rënduar bëri një postim: “Ti nuk dorëzohesh”. Ndonëse gjendja e Nanos mbahet sekret sëmundja e tij ka lidhje me sistemin respirator dhe se ai vuante prej disa javësh nga vështirësi të thella në frymëmarje.

Media greke jep detaje për shëndetin e Fatos Nanos

Nano u largua nga kryeministër në vitin 2005, nga deputet katër vite më pas dhe që prej asaj kohe ka pasur vetëm dalje fare të rralla në publik. Ai u ripajtua me njeriun që përkrahu më shumë por dhe që urreu më shumë në vitet e feundit, Edi Rama dhe i ka bërë atij në raste festash apo fushatash një përkrahje të moderuar. Bashkë me zhdukjen nga skena publike, Nano u zhyt në një tërheqje dhe jetë sedentare që me siguri ka ndikuar në shëndetin e tij. 

©Lapsi.al

 



28 Comments

    1. Iken nje W.C. greko-llaciface, fatos nano, marrte me vehte edhe W.C. jevgjito-greko-llaciface, edvin kristaqin, nje minute e me pare, te pakten kete here mortja te haj m*t, KAQ!

        1. Pasi ia futi i gjati te gjatin Turit deri ne fyt, paska dal edhe kunder te gjatit Turi. Nuk e tradheton Veliajn Turi.

    1. Po pra, qe i fali grekeve,AMC, VODAFONIN e shume pasuri shqiptaresh. Rama do e dekoroje se fiton votat e nanoisteve, por ishte Rama qe tradhetoi Nanon, Meten e te gjithe me radhe

      1. ne pith te xhoanes te shkoje.ky kriminel,pjanec,hajdut,bastard e i pasuar nga nje i cmendur me mahnin e vetvarjes.pty fare e ndyre komunisto-mafioz.

      2. “Po pra, qe i fali grekeve,AMC, VODAFONIN e shume pasuri shqiptaresh. Rama do e dekoroje se fiton votat e nanoisteve, por ishte Rama qe tradhetoi Nanon, Meten e te gjithe me radhe”

        FIKS

  1. I takon mirenjohja nga Rama. Madje kaq ishte pak edhe vone. Ishte Nano ne kulmin e korruptokracise se tij qe i dha nje post ministror dhe ku per here te pare Rama shijoi aromen e parase dhe pushtetit. Apo me tutje ne Bashkine e Tiranes. Sigurisht, kur Rama u rreshtua me Meten dhe Nano i degjeneroi me katharsisin e tij patetik, medalja do kishte qene me e plote nese do perfshinte ndonje nga epitetet e tij. Megjithate, ishte serish Rama qe perfitoi nga idotesia Meta me largimin nga PS. Doemos, me pushtetin dhe parate e bashkise dhe mbeshtetjen e pakursyer kriminale te Doshit & co edhe Nano qe dakord tia shiste partine. Mund te thuhet pa frike qe tek Rama, Nano gjeti vetveten si do kish qene nese nuk do “dorzuar” para shijimit te parase.

    1. Nooooooo

      Fatosi ka bere gabimin më të madh! Solli Edi Ramën nga urat e parisit ku shiste bythen me thonjtë me baltë! E la dhuratë për fatin e keq të këtij vendi!

      Aq plehrë e kurvë është rama sa beribarom gavetën president dhe nuk denjoi ta mbështeste fatosin të cilit i detyrohet gjithçka që është sot, nga hiçi në ministër kulture, kryetar bashkie të tiranës, dhe kryetar të ps

  2. Iken nje W.C. greko-llaciface, fatos nano, marrte me vehte edhe W.C. jevgjito-greko-llaciface, edvin kristaqin, nje minute e me pare, te pakten kete here mortja te haj m*t, KAQ!

  3. Nje maskara dekorohet nga nje maskara edhe me i madh. Mire do jete qe medaljen tia jape me emrin Robert Cimcakizi

  4. Historia do ta kujtoi emrin e Nanos jo per ato qe beri , nuk beri apo

    si e beri gjate pushtetit te tij, por per ate se ne duart e kujt e la partine socialiste,

    se sa fatale dhe ogurzeze per Shqiperine ishte zgjedhja e tij per te vene ne krye te

    partise qe e reformoi nje Demon te se Keqes.

  5. Fatos Nano, politikani modern i nje kohe primitive.
    Frymezoi europianizimin e politikes dhe institucionalizimin e demokracise.

    Gjeneroi nje politike kombetare clirimtare ne harmoni euroatlantike.
    Çarmatosi konfliktin nderpartiak me qytetari dhe intelektualizem.
    Integroi PSSH ne strukturat eurosocialiste.
    Pagoi egersine berishiane me burg.

    1. I pa emër i orës 15 :12.Fatos Nano ishte një pelivan dhe hajdut dhe për këtë i dënua.Nuk pagoi egërsinë e Berishës sepse dënimi erdhi si një hetim të Guardia di Finanza për korrupsionin e vjedhjeve të ndihmave në bashkëpunim me hajdutët mafiozë italianë. Çuditërisht kur hetohen nga jashtë dënohet në Shqipëri. Drejtësia në Shqipëri dhe atëherë zbatoi hetimin dhe konkluzionet e gjykatave italiane.Dhe europianizmin e tij e shfrytëzoi për vjedhje. Dhe na la peshqesh europianin Rama që është fytyra me e keqe e përdorimit të termit i të qenit si i tillë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *