• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga gjendja e Fatos Nanos dhe sëmundja që vuan

Arkiva, Lajme, Të fundit
auto_Fatos-Nano1497124869.jpg



Ish-kryeministri, Fatos Nano, prej ditësh është në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital privat në Shqipëri.

Sipas burimeve nga spitali, bëhet me dije se momentalisht gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit aktualisht është e mirë. Gjithashtu njoftohet se i është bërë ndërhyrje lehtësuese për frymëmarrjen.

“Sakaq bëhet me dije se rehabilitimi është i ngadalshëm dhe i vështirë pasi kërkon ndërgjegjësim dhe bashkëpunim nga pacienti”, njoftohet më tej nga burimet brenda spitalit.

Ndërkohë më herët u raportua se mjekët kanë vendosur që ta heqin nga intubimi dhe ta furnizojnë me oksigjen përmes një tubi që lidhet direkt me trakenë, procedurë që njihet me emrin Trakeostomi.

Nano, 70-vjeç, vuan nga sëmundja e SPOK.

SPOK mund të shkaktojë shumë komplikime, duke përfshirë: infeksionet e frymëmarrjes, probleme me zemrën, hipertension dhe depresion. “Pacientët me SPOK kanë një risk të rritur për sëmundje koronare akute, osteoporozë, infeksione respiratore, kancer të mushkërive, diabetit, depresion, çrregullime të gjumit, glaukomë dhe anemi”, shton doktori.

Kështu, njerëzit me SPOK kanë më shumë të ngjarë të preken nga gripi. Infeksion i frymëmarrjes mund ta bëjë frymëmarrjen shumë më të vështirë dhe mund të shkaktojë dëme të mëtejshme në indet e mushkërive.

Një vaksinim vjetor i gripit dhe vaksinimi i rregullt kundër pneumonisë mund të parandalojë disa infeksione. Nga ana tjetër, për arsye që nuk janë kuptuar plotësisht, SPOK mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së zemrës, përfshirë edhe sulmin në të. Ndërprerja e duhanit mund të zvogëlojë këtë rrezik. SPOK, po ashtu, mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut në arteriet që sjellin gjak në mushkëri (hipertension pulmonar) si edhe të rrisë rrezikun për shfaqjen e kancerit të mushkërive.

Në dallim nga disa sëmundje, SPOK ka një shkak të qartë dhe një rrugë të qartë parandalimi. Shumica e rasteve lidhen drejtpërdrejt me pirjen e duhanit dhe mënyra më e mirë për të parandaluar këto sëmundje është të mos pini duhan ose të ndaloni pirjen e duhanit.



4 Comments

  1. “Mos u merrni me vuajtjet e mia”/ Ish-ministri rrëfen si Nano refuzoi arrestimin e Berishës: Më ’98 kërkonin ‘kokën’ e tij,ky eshte viti i braktisjes se madhe nga Trusti i geshtenave si klani mafioz i Salih karaxhic berisha.

      1. Futini gishtin ne bythe se i del fryma me mire. Nje shkrim qe i ka te gjitha.
        Qe nga vaksina ,te duhani, nga ndergjegjesimi, te lopet ne vjetnam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *