• |
ide | kryesore

Gjoba deri 15 mijë lekë për makinat që lëvizin me fëmijë pa kushtet

Arkiva, Lajme, Të fundit
gjobat, Policia, gjoba



Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se shoferët që lëvizin në mjet më fëmijë nën moshën 12 vjeç pa rrip sigurimi apo sistemet e fiksimit, do të gjobiten. Gjobat do të variojnë nga 5000 deri në 15 000 lekë.

Sakaq, Policia i bën thirrje qytetarëve të marrin masa.

Njoftimi i policisë: 

Për të krijuar një mjedis sa më të sigurtë për përdoruesit e rrugës dhe për qytetarët, Policia Rrugore është angazhuar maksimalisht për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët konstatohen duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të drejtuesve të automjeteve të cilët mbajnë fëmijë nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit.

Kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, nga 5000 deri në 15 000 lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e fëmijës, kur ai ndodhet aty në çastin e kryerjes së shkeljes.

Në rast se shkelësi është drejtuesi i mjetit, përveç masës së parë administrative, atij i vendoset edhe masa administrative plotësuese pezullim i lejes së drejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.



3 Comments

  1. Cfare kane parasysh keta me” sisteme fisksimi” gjer ne 12 vjec…!? Nese behet fjale per sexhonilo., nje 11-12 vjecar zor se e nxe aty….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *