• |
ide | kryesore

Bellingham i pandalshëm, i jep fitoren Real Madrid në të 95’: Uzuni nuk shënon, Granada rrëzohet në Sociedad

-Instant, Sport, Video
Bellingham



Bëhen katër fitore në katër ndeshje të La Liga për Real Madrid, që mundi Getafe 2-1. Zhbllokon ndeshjen ish-sulmuesi Borja Mayoral, që në minutën e 11′ përfitoi nga një gafë difensive të Garcia. Joselu barazoi pas zhvillimeve nga këndi në minutën e 47′. Pastaj në minutën e 95′ vendosi ndeshjen sërish Bellingham. Anglezi ktheu në rrjetë një devijim të keq të Soria në goditjen e Vazquez. Fitore edhe për Real Sociedad, që sundon 5-3 mbi Granadën e Myrto Uzunit.

Skuadra e Carlo Ancelotti kalon edhe Getafe dhe mbetet në krye të renditjes me pikë të plota. Në 4-3-1-2 ishte Bellingham që mbështeste dyshen Rodrygo-Joselu. Pas 11’, miqtë kaluan në avantazh me ish-sulmuesin Borja Mayoral. Ai përfitoi nga një rrëmujë mes Fran Garcias dhe Alaba për të fluturuar drejt portës, duke kaluar Kepa para se të depozitonte në rrjetë. Në minutën e 23′ një veprim i anglezit vlejti penallti për Blancos, që megjithatë me të drejtë u anulua nga VAR për shkak të simulimit evident të ish-mesfushorit të Borussia. Më pak se dhjetë minuta dhe mbërriti edhe shansi i parë real i vendasve, me Garcia që krosoi nga e majta dhe Modric me kokë detyroi Soria të ndërhyjë. Portieri u përsërit në minutën e 40′ ndaj Joselu.

Lexo më tej: Video/ Bellingham show në La Liga, Real përul Almerian: barazim mes Sociedad e Celta Vigo

GJITHNJË BELLINGHAM

Barazimi erdhi në fillimin e pjesës së dytë, kur ish-lojtari i Espanyol shënoi në zhvillimet e një goditje këndi. Kross dhe Alena u përpoqën të ndryshojnë rezultatin, por portiertët ishin të kujdesshëm. Në minutën e 65′, një goditje-kros e Carvajal goditi shtyllën, ndërsa Real provoi edhe me Rodrygo. Zgjidhja erdhi vetëm në shtesë, kur Jude Bellingham përfitoi nga një gabim i Sorias në minutën e 95′. Portieri nuk bllokoi tentativën qendrore të Lucas Vazquez nga distanca dhe i dha mundësinë e golit numrit 5. Goli i parë në Bernabeu për anglezin dhe fitorja e katërt në katër ndeshje për Real Madrid, ndërsa Getafe mbetet në 4 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *