• |
ide | kryesore

“The Telegraph”: Si shqiptarët po fusin njerëz në Britani me pasaporta false

Arkiva, Lajme, Të fundit
pasaporta



Bandat po shesin pasaporta të rreme nëpërmjet “story” në Instagram që fshihen automatikisht për të shmangur zbulimin. Është një investigimi i gazetës britanike “The Telegraph” që shkruan se kontrabandistët e njerëzve kanë sofistikuar mënyrat e tyre pas ashpërsimit të masave nga qeveria britanike. Më të përdorurat mbeten rrjetet sociale.

Sipas gazetës trafikantët po ofrojnë pasaporta për 12500 £ me foto që i ngjajnë emigrantit ose kriminelit ilegal që dëshiron të udhëtojë nëpër Evropë apo të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar. Ata pretendojnë se mund të anashkalojnë të dhënat biometrike duke përdorur pasaporta të vjetra që mund të kontrollohen vetëm manualisht në pikat kufitare të ngarkuara. Pasaporta të vendeve si Greqia, Rumania dhe Republika Çeke mendohet se janë vjedhur për t’i ngjasuar personit që banda kërkon të kontrabandojë.

Kjo mënyrë duket e ngjashme familjen famëkeqe të krimit Adams, e cila u shiste pasaporta të rreme dhjetëra gangsterëve në të gjithë Evropën të kërkuar për vrasje, shpërndarje droge dhe pastrim parash. Christopher Zietek, i cili u burgos për 8 vjet pajisi ata me pasaporta të vërteta të marra duke mashtruar njerëz vulnerabël, me probleme me pijen dhe drogën. Këto raste janë më të vështira për t’u zbuluar sesa falsifikimet.

“Ndryshe nga Zietek, i cili operoi në fshehtësi derisa u demaskua nga një hetim i fshehtë nga Agjencia Kombëtare e Krimit, bandat shqiptare reklamojnë shërbimet e tyre nëpërmjet një faqeje private në Instagram me etiketën “Passage to the UK” që ka 1600 ndjekës.

Reklamohet përmes “story” në Instagram, të cilat fshihen pas 24 orësh, për të shmangur zbulimin dhe platformën që vepron duke mbyllur llogarinë. Instagram tha se kishte fshirë llogarinë në fjalë pasi u kontaktua nga “The Telegraph” – shkruan gazeta britanike.

Një gazetar i infiltruar që dërgoi një mesazh direkt tek administratorët e llogarisë iu tha se kushtonte 12 500 £ për person që ajo dhe i dashuri i saj të hynin në Mbretërinë e Bashkuar.

“Shpenzimet e pasaportave dhe biletave të udhëtimit do të mbulohen nga ne. Do të paguani kur të mbërrini”, – thanë ata.

Gazetari pyeti: “Çfarë lloj pasaportash do të përdorni për ne?”

Ata u përgjigjën: “Varet se si dukesh. Varet nga fytyra juaj dhe kujt i ngjani. Por ky nuk është problem. Mund të përdorim pasaporta greke, rumune apo çeke”.

“Pas një pushimi të vogël, kthehemi sërish në biznes. Nga Italia në Londër me avion. Udhëtimi 100% i sigurt me njohjet e njerëzve tanë në aeroporte. Pagesa vetëm kur të mbërrini në Londër. Kontaktoni. Vetëm njerëz seriozë” – thuhet në një tjetër faqe në Instagram.

“Shërbime për njerëzit që kanë probleme në Mbretërinë e Bashkuar (të kërkuar nga policia). Në Itali ose Irlandë” – thuhet në një tjetër faqe shqiptarësh.

Një i tretë shkruan: “Punë, jo fjalë. Arritja në Mbretërinë e Bashkuar 100% e sigurt në avion dhe për ata që janë dëbuar nga vendet e BE-së”.

Një e katërt ofron ID dhe patenta automjetesh, por edhe pasaporta.

Një e pestë pretendon një “çmim spektakolar”, përpara se të shtojë: “Pagesa kur të shkoni në Mbretërinë e Bashkuar. Të gjitha shpenzimet për të qëndruar i kemi ne.”

Një zëdhënës i Home Office tha për gazetën: “Ata që tentojnë të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur dokumente false do të përballen me pasojat e plota të ligjit. Prioriteti i Forcave Kufitare është ruajtja e sigurisë së kufirit në çdo kohë dhe oficerët tanë kanë në dispozicion një sërë mjetesh për të zbuluar mashtruesit.

Kompanitë e mediave sociale kanë përgjegjësinë për të hequr përmbajtjen që promovon dhe ndihmon në financimin e aktiviteteve të paligjshme dhe kriminale, të tilla si reklamat që premtojnë dokumente false ose kalimet e paligjshme të Kanalit. Këtë muaj, ne njoftuam një partneritet të ri me kompanitë e mediave sociale për të përshpejtuar veprimet për të trajtuar dhe hequr këtë lloj përmbajtjeje” – tha ai.

Një zëdhënës i kompanisë “Meta”, e cila zotëron Instagramin, tha: “Kontrabanda e njerëzve është e paligjshme dhe kur gjejmë përmbajtje që koordinon këtë aktivitet, e heqim atë nga platformat tona, siç kemi bërë edhe në këtë rast. Ndërsa shifrat nga NCA tregojnë se mbi 90% e përmbajtjes hiqet nga kompanitë e mediave sociale kur njoftohen, në përputhje me njoftimin e fundit të qeverisë, ne po vazhdojmë të investojmë në teknologjinë që zbulon, raporton dhe heq këtë lloj përmbajtjeje”. ©The Telegraph, LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *