• |
ide | kryesore

“Me ju, ne jemi 12”: Polonia do të gjejë një stadium “zjarr”, shiten të gjitha biletat

-Instant, F1, Sport
polonia



Polonia do të rigjejë edhe njëherë një stadium të tejmbushur dhe gati për të nxjerrë shkëndija, kur të vizitojë Tiranën për një tjetër fushatë kualifikuese, pas atyre të Botërorit 2022. Atëherë polakët fituan me një gol, duke prerë shpresat e kuqezinjve. E, sic duket, tifozët nuk e kanë harruar, duke u shfaqur present për takimin e 10 shtatorit. “Të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Poloni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’ janë shitur”.

Ky është mesazhi që Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur, me dëshirën për të falënderuar të gjithë tifozët kuqezi që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 10 shtator. Përvec 11 lojtarëve në fushë, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar, Polonia do të bëjë llogaritë edhe një stadium në “flakë”. FSHF i fton të gjithë ata që do të jenë në “Arenën Kombëtare” të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.

Lexo më tej: “Kam luajtur me trajnerin e Mujës e do e përdor si ai”: Sylvinho lajmëron minuta për ardhjet e reja

Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve kuqezi, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin Kombëtaren e zemrës së tyre. “Të mbështesim kuqezinjtë tanë të gjithë se bashku! ME JU, NE JEMI 12!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *