• |
ide | kryesore

Përplasjet për kreun e Grupit të PD, BIRN: Kuvendi në ngërç juridik

Arkiva, Lajme, Të fundit
PD



Një njoftim i Lulzim Bashës se ai do të drejtonte edhe grupin parlamentar të PD-së u prit me ovacione dhe akuza në Kuvend, ndërsa kryetarja Lindita Nikolla pranoi se kjo ishte një situatë e paprecedentë.

Kuvendi i Shqipërisë nisi të hënën sesionin e ri parlamentar me një situatë të paprecendentë juridike. Shkak u bë një shkresë e dërguar nga Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike, që emëronte veten e tij kryetar të grupit parlamentar të kësaj partie.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e lexoi atë si njoftim për seancën plenare, por pas kundërshtimit të deputetëve të opozitës dhe kryetarit aktual të grupit, Gazmend Bardhi, ajo pranoi situatën e paqartë juridike dhe e kaloi shkresën për vendimmarrje në departamentin juridik të parlamentit.

Bardhi e akuzoi Nikollën se po shkelte rregulloren dhe po provokonte opozitën, duke vendosur mazhoranca se kush do ishte kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këtë parlament të lexohen njoftimet e partive politike,” tha Bardhi, duke shtuar se janë deputetët ata që zgjedhin kryetarin e grupit.

Kundërshtime erdhën dhe nga deputetë të tjerë të PD-së, të cilët fillimisht e pritën me ovacione njoftimin për Bashën.

Nikolla akuzoi deputetët e opozitës se po e “tërhiqnin Kuvendin në një situatë të paprecedentë”.

Lexo më tej: Rama e konfirmon: Ndryshime në qeveri, pas pak publikoj emrat 

“Unë nuk jam këtu për të sqaruar, presupozohet se bazohet mbi rregulloren e Kuvendit,” komentoi ajo njoftimin e PD-së, por shtoi se i ka kërkuar departamentit juridik që të japë mendime mbi bazën e rregullores.

Shkresa e lexuar nga Nikolla bazohej mbi një vendim partiak të kryesisë së PD-së, e cila aktualisht është e fragmentarizuar politikisht si dhe mbi nenin 16/2 të Rregullores.

Pas seancës parlamentare, Basha tha për gazetarët se kreu i grupit parlamentar ishte ndryshuar me hyrjen në fuqi të statutit të ri të Partisë Demokratike.

“Si kryetar i PD i ngarkuar nga statuti edhe me detyrën e kryetarit të grupit, i autorizuar për t’u deleguar, kam ndërmend ta delegoj te njëri nga nënkryetarët,” tha Basha.

Në praktikën parlamentare, ndryshimet në përbërjen dhe drejtimin e grupeve parlamentare i njoftojnë vetë grupet.

Duke ndjekur këtë praktikë, grupi i Partisë Socialiste njoftoi po ashtu të hënën Kuvendin se “me dakordësinë e gjithë anëtarëve të grupit, kryetari i ri i grupit është zgjedhur Blendi Çuçi”. Në këtë rast, shkresa është firmosur nga nënkryetari i grupit, Toni Gogu.

Ndërkohë Bardhi, një ish-mbështetës i Bashës, njoftoi një takim të deputetëve të kësaj partie të martën, ku pritet të marrë pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha me deputetët mbështetës.

“Njoftimin e kanë marrë të gjithë, 59 deputetë,” tha Bardhi për BIRN, duke e cilësuar këtë mbledhje si një moment që do të unifikojë opozitën parlamentare.

Partia më e madhe e opozitës është përfshirë nga një konflik i gjatë politik për drejtimin e saj, fillimisht mes Bashës dhe Berishës, më pas dhe brenda grupimit që fillimisht mbështeti Bashën./BIRN



3 Comments

  1. “S’na beson më njeri”/ Kadilli për situatën në PD: Çfarë pështyjmë, e lëpijmë. Ku janë ata deputetët që dje u rrahën dhe sot pajtohen?Sa hap e mbyll syte Gei bardhi u be e dashur per salihun dhe me vrap te gjithe shpellkaret e cecenet mediatik te salihut e shkelzenit 64,filloni lepijani bythen gazit gei tani.

  2. Tu sente sufllaqeja ne gryke o plehre.Ka mundesi te tjera per te nxjere buken e gojes me dinjitet jo te fshihesh si mi bodrumesh .Keq e me keq do vene punet se soji juaj i felliqur e dembel zhvesh pantallonat per asgje vetem mos punoje por te rrije kafeneve me leke qe mbajne ere te qelbur. Te me falin lexuesit e ndershem te komentit tim per fjalorin qe perdora

  3. Se kuptova titullin e shkrimit, ku eshte ngerçi juridik ketu? kerkesa e PD do shqyrtohet nga organet ligjore te kuvendit e do percaktohet ligjeshmeria ose jo e kesaj kerkese. Ndersa pjesa e dyte e shkrimit eshte pa senc logjik, Bardhi ka kerkuar mbledhjen e deputeteve e sipas gazete ketu fillon bashkimi, e para te filloje takimi e te shohim se sa deputet do mblidhen nen hijen e Berishes te cilin po keta deputet e kane perjashtuar nga partia se ka akuzen per korupsion e eshte shpalluar nongrate nga SHBA. A ju pastrua faqja morale e zeze Berishes apo ngjyra e zeze nuk ka me rendesi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *