• |
ide | kryesore

Bardhi: Mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, unë zgjedh Berishën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardhi



I pyetur për pozicionimin e tij krah Sali Berishës, i shpallur tanimë ‘Non Grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, theksoi se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga qëndrimet dhe parimet e tij.

Megjithatë, nga studio e News24, Bardhi bëri të qartë se qëndron krah SHBA-së, BE-së e Britanisë së Madhe, por nëse i duhet të zgjedhë mes kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrin, do të zgjedhë padiskutim Sali Berishën.

“Unë nuk kam hequr dorë nga parimet e mia, sikundër dhe Berisha nuk ka hequr dorë nga qëndrimet e tij.

Mes SHBA-ve, Britanisë së Madhe apo BE, apo cilido emri të përveçëm unë do qëndroj krah tyre. Mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, unë zgjedh Sali Berishën. Mes Sali Berishës dhe një lidershipi të ri të Partisë Demokratike, unë zgjedh një lidership të ri të Partisë Demokratike, por zgjedhja ime nuk mund t’i diktohet dikujt tjetër. Ky është mendimi im, qëndrimi im.”

Sa i përket deklaratës së djeshme të Lulzim Bashës, i cili gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve iu drejtua duke i thënë ‘Udha e mbarë në bunkerin anti-amerikan’, Bardhi u shpreh se Basha nuk duhet të flasë si zëdhënës i ndërkombëtarëve, pasi kështu po i shërben një teze të rrezikshme, sipas tij.

“Unë kam mendimin që z.Basha bën shumë gabim që flet si zëdhënës i partnerëve ndërkombëtarë në Tiranë, sepse në fakt është duke i shërbyer një teze të rrezikshme, sikur vendimmarrjen e partnerëve tanë strategjikë kanë qenë një ndërhyrje e Edi Ramës për të shkatërruar opozitën, një tezë që nuk përputhet fare me realitetin. Mbajtja ndezur e realitetit, sigurisht që po e dëmton opozitën dhe realisht po e çon drejt shuarjes.”- theksoi ai.



16 Comments

  1. Bunker jane Basha e co, sepse nje pakice partiakesh interesaxhinjsh, qe nukkane asnje kontribut ne PD, politikisht e karierisht jane te deshtuar, por ne saje te pushtetit komplotues qe kemi, ata sulmojne shumicen demokrate me banalitete politike te pa autorizuar.Sherbyesit e ketij pushteti, sherbyes e interesaxhinj jane, shtrydhen, e zhduken nga politika, qendrestaret jane, kane qene, e do jene.Turpi i percaresve te shitur atje ku ata e dine .e mire.

    1. Do e kete kapur pick gjekundi Sali-Espinoza kte kurven qe perdridhet. Dallavere njeri qe do e kushin tredhur ata maloket ate dite te pd qe i rrethuan bashke me Ramen qe ate priste po nuk e lane amerikanet .
      I di njerezit pa kujtese e budallenj dhe ky.

  2. Po ky BQ pse ben sikur po ja fut te gjitheve!
    Me Berishen u share nga robt, tani i ben fresk.
    U bere te gjithe si mul noka. Per inat te sime vjerre shkoni me Berishen.

  3. Ore nje kuriozitet, mire te PD jane ndezur projektoret per non graten dhe dakort , po mua me rezulton qe ne Shkoder dhe ne gjithe veriun nje parti tjeter e nje “non Grate ” u be faktor qe rilindja te thellonte avantazhin .
    Tani ka njeri te ma shpjegoje qe ” non grata ” Sali Berisha duhet te menjanohet , kurse ” non grata” Tom Doshi duhet te vazhdoje te jete faktor vendimtar ne fitoret e thella rilindase .Nqs ka disa tipe ” non grata” te na e shpjegojne aleatet strategjike dhe neve injoranteve .

  4. Po pse duhet te zgjedhi njerin nga dy mekataret e shqiperise shoqatsja Bardha. Shqiperia ka nevoje per njerez te rinj kurajoze, te paster dhe te distancuar nga te korruptuarit si Babi i Zenit te Gerdecit e kullave. Bardhi eshte vertete i zoti prandaj qe te jete vetvetja do i sugjeroja Bardhit te angazhohet seriozisht ne mbrojtje te drejtave te Gay dhe Lesbikeve.

  5. Absurditeti i radhes i Bardhit. Eshte dhe me SHBA dhe me Berishen, SHBA nuk eshte me Berishen. Ska Ajshtan qe e zberthen kete kodosh!

    1. Cila SHBA nuk eshte me Berishen? Ajo “SHBA” qe ka shpall praktikisht non grata dhe “antiamerikanin” Donald J Trump?

    1. Shto edhe f yoursel f berisha f shkelzen f dosho f nipat e rucit f zamir m f kastrati f geci f fusha f veliaj dhe be pak pushim pastaj o loqe

  6. E kane mesuar ne kursin e partise me kodoshe, fjalen noon grata, e kush keta qe jane noon grata per shqiperine.Pa le, qe na kane harruar edhe historine, e shiten te tere meAmeriqine.Bije kodoshesh, e kurvi, bejne komente si histori fshati nga na kane ardhe.Kjo rrace e morrave te kuq, qe si hijena hengren njeri tjetrin,sot na mbahen me pro amerikanet.Kur i keni kaqe miq, perse kompromentoni ambasadore, e drejtore te cias,perse mashtroni opinionin nderkombetar ne statistika, por nje parti droge, vetem mafien e korrupsionin zhvillon per vendin vetem rrenim e roberim.Zgjatja e pushtetit te hajduterise me te madhe, eshte fatkeqesi per popullin, por me te tere kete zullum, vjen njidite, ashtu si dhe shpirtrori i qelbesirave ti paguajne gjynahet me te cilet sot levdohen. Per kete flet Berisha, e jo hajdutet, apo te korruptuarit, ai po denoncon mbi baza e fakte te pa kundershtueshme, ai po u thote demokrateve per rruge e clirimit ai po u tregon per rrugen e se aredhmes ne Europe, se per keta maskarenj, qe bejne sikurin, as per 20 vjet nuk vemi ne europe. Andaj, njrez, popull, demonstroni, demonstroni qe te fitoni, me sekte, insekte te mbeturinave kuqale vendi ne kete llum politike ngatrestare do jete.Andaj, shkoni e ndiqeni te miren, se nuk ua fal kush.

  7. U deshen dy vjet te ftillohen (nese jane ftilluar tamam se akoma sme duken) qe refreni “non grata”, kur nderkohe e kane kuptuar edhe ata qe shesin fara se te qenit ushtar i Alex Sorros dhe korrupsioni agjenteve te FBI (McGonigall) te krijon komoditetin te sundosh nje vend e mos te pjerdhesh as per vota, as per ligj, dhe per me teper te shkaterrosh opoziten qe mund te jete sado pak kercenuese per pushtetin sundues.

    A hapin syte e veshet se ca po i ben kjo elite miliarderesh marksiste (Sorros, Blackrock, WEF etj) po i ben opozitarit Trump? Pa kur i degjoj me keto zorraxhinjte tone ketu me klishet “ aleatet”, “jemi pro amerikane” “ partneret tane” “non grata” , me ben te 🤮🤮🤮🤮🤮

    Jeni proshqiptare pike se pari, doni veten, familjen e kombin tuaj sepse nuk do vijne amerikane te votojne per Braven “pro amerikan”😜

  8. Bravo gaz bardhi. Je ne krye te nje levizje te madhe dhe ne ndryshim nga lul petull basha spo ta dhuron njeri. Jepi forca

    1. Nese do e donte Saliun ta kishte opozite, nuk ja merte vulen dhe te ja jepte “opozites proatlantike te Alibeut”. Nje mazhorance qe percakton opoziten, e ben sepse do te mbreteroje ne pushtet. Kshu qe mos ja fut pordh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *