• |
ide | kryesore

Përvetësonin pensionet, 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë para Drejtësisë/ Dëmi i shkaktuar 330 milionë lekë

Lajme, Të fundit



Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë me dije, se 7 punonjës të Postës Shqiptare kanë dalë para drejtësisë për shkak se përvetësonin pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit, ndihmën ekonomike dhe pagesat për personat me aftësi të kufizuar.

Mësohet se këta persona kanë qenë të punësuar në Postën Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë.

Ulsi Manja: Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, zyrtarë para drejtësisë!

Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit!

Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale!

Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore. Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsionit



1 Comment

  1. Kandidatët berishistë për kryebashkiakë u mbështetët në terren nga votues metistë, ndërsa kandidatët metistë për kryebashkiakë u mbështetën në terren nga votues berishistë. Kandidatët bashistë dhe të pavarur për kryebashkiakë garuan vetëm në një numër të kufizuar bashkish.Nuk eshte koha e mafiozit salih o maloke e shpellkare te salihut,sot shkon ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *