• |
ide | kryesore

Tërmeti katastrofik në Marok, shkon në 632 numri i të vdekurve, 329 të plagosur

Lajme, Të fundit



Shkon në 632 numri i personave të vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Marokun qendror, sipas një raporti paraprak nga ministria e brendshme e vendit.

Tërmeti, me magnitudë 7 të shkallës Rihter bëri që njerëzit të dilnin në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera
Shumë nga vdekjet u tha se ishin në zona malore të vështira për t’u arritur dhe të paktën 329 njerëz u plagosën.

Tërmeti goditi pas orës 23:00 me kohën lokale, në një thellësi relativisht të cekët 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *