• |
ide | kryesore

Detaje nga divorci i Joe Jonas dhe Sophie Turner

Paparazzi



Një pretendim i ri në lidhje me divorcin e Joe Jonas dhe Sophie Turner është bërë së fundmi publik.

Thuhet se pas lindjes së fëmijës së tyre të dytë në korrik, vajzës së cilës nuk i është bërë emër publik, Sophie ishte në vështirësi. Ajo nuk donte të shkonte në evente, as të fotografohej e as të dilte nga shtëpia. Diçka e bindi përfundimisht të merrte pjesë në disa, por një ngjarje në veçanti ishte pika e fundit.

Është raportuar se disa persona në ngjarje kanë pohuar se Sophie ia ka bërë të qartë bashkëshortit të saj se nuk ndihej rehat dhe dëshironte të largohej. Kjo ngjarje ishte pa emër, por pak kohë pasi Joe mori pjesë në një tjetër ngjarje solo. Burimet pohuan se Joe ishte i mërzitur që gruaja e tij nuk ishte aty dhe donte që ajo të dilte më shumë.

Këto pretendime, të bëra nga TMZ, vijnë pasi fansat u ankuan në internet se pretendimet për mbulimin e divorcit duket se fajësojnë Sophie më shumë se Joe. Pretendime të ndryshme u bënë nga burime duke thënë se Sophie festoi “shumë” pavarësisht se ajo më parë tha se do të “qëndronte në shtëpi gjithë ditën” nëse do të mundej. Një tjetër pretendim thonhte se artisti bëri kërkesë për divorc pasi me sa duket kishte parë ose dëgjuar diçka përmes kamerës së shtëpisë së tyre Ring.

Rrëfimi rreth anëtarit të Jonas Brothers është anuar më pozitiv, me raportet se ai është kujdesur për dy vajzat e çiftit “gati gjatë gjithë kohës”. Së fundmi ai është fotografuar edhe me vajzat e tij teksa kanë shkuar për të ngrënë. Por fansat, dhe siç thuhet modelja Emily Ratajkowski, janë në anën e aktores./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *