• |
ide | kryesore

Aksident në Greqi/ Humb jetën 28-vjeçarja shqiptare, plagoset shoferi grek

Arkiva, Lajme
Aksident në Klos, humb jetën këmbësori, Greqi



Një 28-vjeçare nga Shqipëria ka mbetur e vdekur në një aksident trafiku në autostradën Athinë-Korinth, në Greqi.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën kombëtare Athinë-Korinth, kur një makinë është përplasur me një motoçikletë me dy persona. Një 28-vjeçare me origjinë nga Shqipëria ka mbetur e vdekur, ndërsa drejtuesi grek i motorit ka mbetur i plagosur rëndë.

Drejtuesi i veturës i cili dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes është pikasur nga policia, është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur rasti, raportojnë mediat athinase.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *