• |
ide | kryesore

Ndryshimet e ministrave, Kuvendi mblidhet sot për miratimin e dekreteve

Lajme, Të fundit



Pas dekretimit të ministrave të rinj nga Presidenti Bajram Begaj, kuvendi do të mblidhet sot për t’i votuar. Seanca do të mbahet në orën 14:00.

Ndryshimet në qeveri u njoftuan nga Kryeministri Edi Rama, gjatë asamblesë së Partisë Socialiste më 4 shtator. Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca dhe Milva Ekonomi nuk do të jenë më në kabinetin qeveritar.

Emërimet dhe ministrat e larguar:

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete. Largohet Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj. Largohet Edona Bilali

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu. Largohet Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu. Largohet Evis Kushi

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani. Largohet Olta Xhaçka

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj. Largohet Frida Krifca

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *