• |
ide | kryesore

Thomas Zilliacus, finlandezi ëndërrimtar: “Dua të blej Inter, por Zhang nuk dëshiron ta shesë”

-Instant, Sport
Zilliacus



Thomas Zilliacus nuk heq dorë nga Inter. Prej disa muajsh sipërmarrësi finlandez ka theksuar interesin e tij për klubin zikaltër. E megjithatë, si shpjegon ai në një intervistë me SemperInter, “për të blerë duhet të ketë interes nga pronësia aktuale për të shitur, gjë të cilën nuk jam i sigurt se duan të bëjnë”. Sipërmarrësi konfirmon se “për momentin nuk ka negociata të drejtpërdrejta. Nuk dua të dukem ndërhyrës dhe për këtë arsye i takon familjes Zhang të thotë diçka për këtë. Kam shumë respekt për ta. E pastaj nuk dua të rrezikoj të them diçka që mund të keqkuptohet”.

Zilliacus, siç shihet në rrjetet e tij sociale, komplimenton menaxhimin e Inter nga ana e Suning, duke lavdëruar veçanërisht Steven Zhang: “Ai ishte vetëm 26 vjeç kur u bë president i klubit dhe e drejtoi ekipin drejt sukseseve të mëdha. Kam respekt të madh për të dhe për të gjithë grupin. Por unë i thashë edhe personalisht, që nëse duan të shesin jam shumë i interesuar ta blej. Po ta kisha këtë privilegj, puna ime do ishte të përmirësoja klubin në krahasim me situatën në të cilën do ta gjeja”.

Lexo më tej: E  quajnë ‘president’, Zilliacus vazhdon të japë mesazhe: do të jetë finandezi pasuesi i Zhang?

Në fund, sipërmarrësi finlandez shpjegoi se nga vjen interesi për Serie A dhe Inter: “Rreth moshës 15-vjeçare kalova tre vera radhazi në Capri. Isha atje për të mësuar italisht dhe u dashurova me vendin dhe traditat e tij. E gjithashtu futbollin. Unë dhe fëmijët e tjerë luanim futboll në një fushë afër shkollës. Një herë erdhi një yll i Inter që ishte me pushime. Mendoj se ishte Sandro Mazzola, edhe pse kjo ka ndodhur shumë kohë më parë dhe nuk mund ta them me siguri” e mbylli fjalën sipërmarrësi finlandez 67 vjeçar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *