• |
ide | kryesore

Brahja i ekzagjeruar: “Ndeshja duhet të shkonte 7-1”. Deliallisi merr përgjegjësitë: “Faji im”

-Instant, Sport
Brahja



“Për ne ishte një pjesë e parë shumë e mirë, jemi të kënaqur për fitoren, por jo me pjesën e dytë. Lëshuam pak terren dhe kundërshtari shënoi. Më vjen keq, me rastet, që mbaroi 4-3. Duhet të ishte një fitore më e thellë për ne”. Julian Brahja, asistenti i Tetovës, në pankinë për shkak të skualifikimit të teknikut, nuk e sheh rezultatin në ekuilibër me atë që Egnatia performoi, pavarësisht fitores. “Ekipi ynë dominoi në të gjithë lojën. Përjashtoj disa minuta në pjesën e dytë. Ne krijuam disa hapësira, të cilat kundërshtari i shfrytëzoi. Duke parë hapësirat, vetvetiu dhe lojtarët dalin jashtë detyre e kërkojnë të shënojnë golin tjetër. Kjo ndikoi dhe ndoshta lojtarët krijuan hapësira, që kundërshtari shënoi dy gola të tjera”.

Brahja pastaj u ndal te pjesa e dytë, që e ka zhgënjyer më shumë: “Pjesa e dytë duhet të jetë një mësim për ne. Do ishte një gabim fatal, përveç rasteve që ne kishim. Duhet të shkonte ndeshja diku 6-1, 7-1. Kur nuk e mbyll ndeshjen edhe kundërshtari do kërkojë vetvetiu” përfundoi Brahja.

DELIALLISI: PËRGJEGJËSITË I MARR UNË

“Ne mundohemi të futemi mirë në fushë, por ndodh që jemi me ndjenjën e inferioritet ndaj kundërshtarit. Nuk e di pse ndodh kjo, sepse jam munduar dhe u them që fillimi është i rëndësishëm, por kjo ndodhi. Jemi goditur me top të thyer nga aksionet tona. E pësojmë me kundërsulm ku gjen hapësira kundërshtari”. Alfred Deliallisi, trajneri i Erzenit, është i mërzitur nga humbja e parë në kampionat. Shijakasit u mundën 4-3 në Rrogozhinë, një rezultat që qendron për cdo skuadër, por që ka nervozuan Deliallisin. “Ekipi reagoi, në pjesën e dyte zëvendësimet ndryshuan diçka. Ishte edhe ardhja me vonesë e Atandës, nëse do të vinte më përpara, do të shihnim diçka ndryshe”.

Tekniku i shijakasve kritikon lojtarët, sidomos për hapësirat e lejuara për Dwamena, por merr përsipër përgjegjësitë: “Kur pëson gol, do të thotë edhe që duhet të shënosh një më shumë që të marrësh pikët. Sulmi është ok e krijojmë raste, por po goditemi në fazë difensive. Nuk është problem vetëm i mbrojtjes, se mbrojtja duhet të jetë në grup. Janë shumë lojtarë që nuk e kuptoj si lihet ajo hapësirë të goli për Dwamena. Përgjegjësitë i marr unë, edhe presionin dhe peshën e çdo rezultati, absolutisht”, tha Deliallisi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *