• |
ide | kryesore

Shqipëria, mos e quani mrekulli: algoritmi që po projekton kuqezinjtë në Europian

-Instant, F1, Sport
algoritmi



Pauza për kombëtaret ka përfunduar dhe kualifikueset për Europianin e ardhshëm kanë marrë një rrugë të qartë, në të cilën nuk kanë munguar surprizat. Një prej tyre është edhe Shqipëria: e para në grupin E, me dy pikë mbi Çekinë e Moldavinë. Kualifikimi i dytë në historinë e kombëtares në një Europian nuk duket tani kaq larg dhe Alarico Rossi, shefi i departamentit të skautëve të kombëtares, për gazetarin e njohur Italian Gianluca Di Marzio, ka evidentuar sekretin e një algoritmi përzgjedhës për lojtarët që duhen thirrur ose jo në kombëtare, që është çelësi i suksesit: “Nëse rezultatet na japin ndonjë dorë, në fund do tia vlejë sakrifica”. E rezultatet erdhën e fort madje.

ALGORITMI PËR TË SHKUAR NË EUROPIAN

Shumica e tyre mbërritën falë një algoritmi. Alarico rrëfeu procesin më të rëndësishëm të vendimmarrjes: të thërritet një lojtar apo jo. “Parimi i parë i algoritmit është përshtatshmëria. Pra, nëse lojtari ka bërë tashmë paraqitje për ekipet e tjera kombëtare, ai hiqet. Megjithatë, nëse ai ka një pasaportë shqiptare dhe mund të luajë me ne, ai merret në konsideratë”. Populli shqiptar është ndër ata me numrin më të madh të pasaportave të dyfishta: ka mbi 9 milionë shqiptarë në mbarë botën.

“Në këtë moment kemi një listë kampionatesh, të kataloguar sipas karakteristikave: kemi fizikë, teknikë dhe elitar. Situata e lojtarit vlerësohet në bazë të karakteristikave të një kampionati, pastaj nivelit të ekipit, frekuencës që luan dhe në fund mbi ecurinë e skuadrës”. Për shembull, në kombëtare vjen një lojtar që është titullar në një ekip të rënë nga kategoria, që nuk është i lumtur dhe ndikon në vlerësimin përfundimtar. “Ne kemi njohuri të tilla që kampionatet mund të kalojnë nga një grup vlerësimi në tjetrin. Kampionatet skandinave të luajtura në fusha me bar natyral kanë karakteristika fizike që tani janë në rënie, sepse të gjithë kanë fusha artificiale. Kështu që federata zhvillohet, kampionati ndryshon dhe vlerësimi edhe i lojtarit ndryshon”.

NGA KUPAT EUROPIANE TE TRAJNERËT E KLUBEVE

Garat evropiane janë gjithashtu një faktor themelor. “Nëse Copenhagen fiton kundër kampionëve polakë, kjo do të thotë se kampionati danez është i një niveli më të lartë se ai polak”.

Jeta në klub ka padyshim një ndikim të rëndësishëm në vlerësimin e një lojtari: “Kur vëzhgojmë llojin e lojtarit, duhet të analizojmë edhe trajnerin që punon për klubin e tij. Nëse trajneri ndryshon, kjo gjithashtu gjeneron pasoja për lojtarin: plani i lojës, sa zëvendësime bën… janë të gjitha parametra, analiza e të cilëve më pas prodhon një gjykim për lojtarin që përfundon në tryezën e komisionerit tonë teknik, në formën e një raporti”.

SI LINDI ALGORITMI E SI PËRDORET?

“Vetëm pas gjithë këtij procesi kalojmë në vëzhgim me video”. Por si lindi ky algoritëm? “Ne ishim përpjekur të fillonim vetëm me të dhënat, por e kuptuam se pesë krosime në ligën ruse nuk kishte asnjë lidhje me kryerjen e tyre në ligën polake apo në ndonjë ligë tjetër. Ne kishim nevojë për mbledhjen totale të të dhënave për të cilat nuk kishim as kohë e as burimet. Në fillim isha vetëm unë, tani jemi 6 veta dhe kjo është e mundur”.

Një proces shumë i gjatë në fillim, por sot në FSHF arrijnë të jenë mjaft të fokusuar në propozimin e lojtarëve. “Ata duhet të aderojnë gjithmonë në modelin e lojës së trajnerit. Padyshim nëse një trajner luan me 4-3-3, unë nuk mund t’i ofroj atij një të pestë ose një mesfushor sulmues. Por ne kemi një listë të lojtarëve të përdorshëm në mënyrë që nëse trajneri dëshiron për të ndryshuar formacionin kemi alternativa të vlefshme në dispozicion. Pak e kalojnë këtë skanim, por ne arrijmë të kemi 5/6 lojtarë për pozicion mes titullarëve dhe kandidatëve që mund t’i dorëzohen trajnerit.” Shqipëria tashmë do të garojë për hyrjen në Kampionatin Evropian në Gjermani në tetor, por mos e quani një mrekulli.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *