• |
ide | kryesore

Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, mungojnë Bllako dhe Koka

Lajme, Të fundit



Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit. Sipas informacioneve mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mungesa e ish-ministrit Lefter Koka dhe ish-sekretarit Alqi Bllako dhe mungesa e një prej avokatëve të kompanisë “Integreatet Tecnology Service” që do të realizonte mbrojtjen.

Ndërkohë kujtojmë se prokuroria ka kërkuar dënimin në total me 52 vite burg për 9 të pandehurit. Për Kokën organi i akuzes kërkoi 10 vite burg, për Bllakon 4 vite ndërsa për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave është kërkuar dënimi me të paktën 4 vite heqje lirie për shpërdorim detyre. Ndaj ish ministrit Koka rëndojnë tre akuza, ajo e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë ndërsa për Bllakon rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Gjykata ka vendosur që seanca e rradhës do të zhvillohet me 21 shtator në orën 09:30.

 



1 Comment

  1. Berisha për Azem Hajdarin, gusht 1995:

    “Azem Hajdari mbetet një bashkëpuntor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë.

    Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem. Ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk e kontrollonte se çnxirrte nga xhepat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *