• |
ide | kryesore

Met Veliu shpall se votat e Bashës do i përdorë Rama

Arkiva, Lajme, Të fundit
met-mut-vaks-840x440



Lulzim Basha ishte i gatshëm që edhe një herë më shumë t’i bashkonte votat me shumicën parlamentare për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo e ka entuziazmuar së tepërmi reporterin legjendar, Muhamed Veliu, i cili ka bërë thirje nga ekrani i Top Channel, që Rilindja dhe Vula të bëhen edhe herë të tjera bashkë për reforma të rëndësishme.

“Vota pro reformës në drejtësi është sinjali se edhe reforma të tjera qe kërkojnë shumicë të cilësuar mund të votohen në të njëjtën mënyrë. Reforma e radhës dhe me urgjentja është reforma zgjedhore e cila ka mbetur ne vend për shkak të amullisë që përfshiu për disa vite rresht Partinë Demokratike”, ka thënë Meti i madh.

Ish korrespondenti i këtij televizioni në Londër, që u largua prej andej për arsye të errëta, e ka përligjur këtë bashkëpunim me faktin se “shumica e deputeteve demokrate qe janë mbledhur rreth Berishës nuk kane treguar dëshirë për bashkëpunim”.

©Lapsi.al



3 Comments

  1. drejtësia nuk e delegon përgjegjësinë e fëmijëve tek babai, për vepra penale të kryera nën pushtetin e babait. Nëse fëmijët kanë shkelur ligjin, në kohën që qeveriste babai dënohen fëmijët. Nëse babai ua ka hapur rrugën paligjshmërisë së tyre dënohet dhe babai, por nuk kalon kaq lehtë kjo histori duke thënë “mos u bëni gjë fëmijëve, më dënoni mua”.

    Fëmijët do dënohen si hajdut që kanë shkel ligjet e shtetit ndërsa babai do dënohet si krye hajdut, që ua ka mundësuar të shkelin ligjet dhe të mos dënohen. Lapsexhinjte e erret te lapsit qe flejne gjume neper vilat 560 mije euro po flasin per metin qe ben nje llogari te thjeshte votash,me salihun nuk bashkohet njeri,vetem ilir metaj

  2. Artikull llazoro – komunist komplet. Edhe predikoni fjalen e lire dhe anatemoni fjalen dhe mendimet e nje gazetari sado loqe qofte. Ju e keni saliun ne koke dhe saliu fatkeqsisht eshte indoktrinuar qysh se vogli me enverin ne koke prandaj nuk ju duan njerezit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *