• |
ide | kryesore

Tirana provon shkëputjen: vetëm Partizani luan në shtëpi ndër pretendentët në javën e 4-rt

-Instant, F1, Sport
Tirana



Kampionati i ngjeshur po i vë në sprovë skuadrat, pavarësisht se është vetëm fillimi. Java e katërt e Superiores do të luhet në tre ditë mes të dielës e të martës. Ndeshjen më të thjeshtë, të paktën në letër e ka Tirana. Ndër pretendentët për titull, vetëm Partizani luan në shtëpi, por ka një ndeshje aspak të thjeshtë.

Erzeni, ende pa fitore, do të presë Dinamon në Rrogozhinë. Kryeqytetasit vijnë nga fitorja me Kukësin dhe duan të përsëriten, duke marrë tre pikët e para edhe në transfertë. Të hënën, është radha kryesuesve, me dy të parat e renditjes që zbresin në fushë. Partizani është i vetmi që luan në shtëpi, por çështja është se luan kundër Egnatias. Rrogozhinasit kanë rigjetur dy fitore radhazi pas humbjes në debutim. Të kuqtë kanë një ndeshje më pak, e janë të pamundur edhe pse jo me pikë të plota. Tirana, ndërkohë, kërkon të shkëputet në krye të renditjes, kur të jetë vizitore në një Kukës në vështirësi, në vendin e fundit me vetëm humbje.

Lexo më tej: Video/ Tirana përmbys Skënderbeun: Kaina, Qefalija e Hasani i shkaktojnë humbjen e parë Gvozdenovic

SUPERIORE, JAVA E IV

17/09/23
Erzeni 16 : 00 Dinamo
18/09/23
Kukësi 16 : 00 Tirana
Partizani 18 : 30 Egnatia
19/09/23
Laçi 16 : 00 Vllaznia
Teuta 19 : 00 Skënderbeu

Të martën, zbresin në fushë ata që mbyllën më vonë javën e kaluar. Laçi pas goleadës së frikshme 6-1 ndaj Teutës do të luajë ende në shtëpi përballë Vllaznisë. Shkodranët nuk njohin humbje por dy barazimet janë një pikë që ka rritur skepticizmin, përpara një transferte ai ajo me bardhezinjtë. Në mbrëmje, në Niko Dovana, Teuta duhet të tregojë se shembja në Kurbin ishte një rastësi. Skënderbeu është dorëzuar vetëm në fund me Tiranën dhe kjo sa për të konfirmuar se është një skuadër cinike e aftë të përdorë armët më të mira për të bërë rezultat.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *