• |
ide | kryesore

Mjeku Alimehmeti: Shqipëria po kalon një tjetër valë të Covid-19

Arkiva, Lajme, Të fundit
mjeku alimehmeti



Shqipëria po kalon një tjetër valë të covid-19. Në gjykimin e epidemiologut Ilir Alimehmeti, nuk ka asgjë për tu shqetësuar sepse valë të tilla me infektime që rriten dhe bien do të jenë të pranishme gjithmonë. Bashkekzistenca e virusit pandemik me viruset e tjera stinore do të bëjë që gjithmonë të kemi raste dhe njerëz të sëmurë.

“Herë pas here do ketë valë të tilla, do jetë gjithnjë i pranishëm me valë gjithnjë e më të vogla”, – thotë epidemiologu Ilir Alimehmeti. Teksa kërkon që të mos shqetësohemi, Alimehemeti thotë se kur kanë kaluar 3 vite nga pandemia, Shqipëria duhet të kishte futur testet e shpejta për Covid në farmaci.

“Në Shqipëri sot e kësaj dite këto nuk janë disponibile. Një person që testohet dhe zbulohet pozitiv i jepet mundësia të mbrojë komunitetin dhe të minimizojë problemet. Këto nuk bëhen për burokraci, por se kanë një vlerë shumë të madhe praktike”, – tha Ilir Alimehmeti, epidemiolog

Një domosdoshmëri në gjykimin e epidemiologut, është monitorimi I situatës nëpërmjet monitorimit të ujërave të zeza, gjë e cila nuk bëhet për shkak të mungesës së laboratorëve.

“Ujërat e zeza të monitorohen dhe të japin i9nformacion për 10 mijë apo 40 mijë. të jep me një parashikim afro dy javor se si do jetë ecuria”, – tha Alimehmeti.

Rastet me koronavirus janë rritur ndjeshëm në javët e fundit. Shumica e të infektuarve po trajtohen në banesa ndërsa nuk mungojnë shtrimet në spital. Sipas të dhënave zyrtare mesatarisht çdo ditë shtrohen 3 deri në 5 persona që bëjnë komplikacione si pasojë e infektimit me covid. Ekspertët e shëndetit publik apelojnë që të injektohet vaksina anti-covid në grupet e riskut ndërsa paraljmërojnë se me uljen e temperaturave numri I të infektuarve do të vijë në rritje. /Euronews Albania



7 Comments

  1. Tu mbaruan lekët e fushatës dhe tani po ha lekët e Pfizerit.njesoj jeni të gjithë ja keni shitur shpirtin djallit! O Zot vër dorë dhe u djegshin në ferr këta monstra!

  2. “Ekspertet” apelojne te aplikohet vaksina anticovid perseri. Po mire, cfare fucking “ekpertesh” dhe cfare fucking vaksine anticovid eshte kjo qe sa here e ben aq here te ze virusi?! Nese eshte “vaksine”, behet njehere dhe supozohet te jesh i mbrojtur pergjithmone. Nje injektim qe skane te ndalur shpimet, nuk quhet me vaksine. Mbase, prandaj e quajne tani busteri 3,4,5,6,7 dhe jo me vaksine. Kjo eshte nje cmenduri tiranie, kontrolli dhe biznesi te piset qe luhet me njerezimin. Si mund ti besohet financuesit te “vaksines”, Bill Gates qe do te shpetoje njerezit me “vaksina@, nderkohe qe e ka deklaruar se problemi me i madh eshte “mbipopullimi” i globit. Pra, sipas ketij ka me shume njerez se cduhet ne bote, dhe po “i shpetojme” me vaksina.

  3. Mbipopullimi i globit eshte problem real pasi pakeson energjine, ushqimet, etj. Nga ana humane ke te drejte te mos ndihesh mire, por nqse ve re me kujdes keta te pasurit jane fiksuar me shifrat .. jane ne lufte cdo vit si te fitojne me shume para edhe pse fitojne tmerresisht shume! Bote e cmendur komplet, me kujton historine e kulles se Babelit ne Bibel qe detyroi Zotin ti shperndante me gjuhe te ndryshme njerezit! Popullsia e frikshme gjithsesi eshte ne Kine, Indi dhe race qe ne SHBA e konsiderojne te piste! Keta duan te mbijetoje vetem kontinenti Europian dhe i Amerikes, prandaj kete e kane kuptuar Afrika + Bangladesh, Nepal, Filipine qe po zbarkojne drejt Europes me shumice! Ngrohja globale po ben te veten keshtu qe eshte komplekse situata dhe per ata qe qeverisin boten, duhet te sakrifikojne nje pjese te njerezimit qe te shpetojne “ajken e njerezimit” ke vleresojne ata se eshte!

    1. ku e gjete ngrohjen globale? ajo eshte po e njejta loje dhe prej saj do kete lockdowns shume te forta ne te ardhmen, nuk ekziston eshte mashtrim . Ndryshime klimatike ka por jane normale si cdo here mbi toke.

  4. E cuditshme me kete njeri. Ky ishte nje nder ata te paket mjeke qe thonin se nuk ka asgje per tu shqetesuar ne vitin 2020-2021. Ky ishte nga ata qe thoshte se testet nuk bejne efeket pasi, perderisa nuk ishte izoluar “spike” nuk mund te prodhoheshin.
    Si ka mundesi qe sot del e flet te tilla brockulla… ?
    Ja mori doren edhe ky si Pipero … ?
    Ka ndermend te hape ndonje laborator per analiza dhe i duhen ca “zhudra” per te shtuar tagjine… ?
    Keshtu fillojne e nxjerrin koken plehrat.

  5. Një kriminel gërdallë, që nuk ka lënë ndyrësi e rrugaçëri pa bërë në jetën e vet; një i paformë, i pamoshë e i paturp, i ngjitur sot këpucës së mender politikës siç kapej dje drrasave të barkës së fmijëve të Enverit; një burrec i larove me leva, i plumbave në bulevard, i fjalorit më ordiner që është dëgjuar ndonjëherë në fjalime politike; një hajdut blegtoral i certifikuar nga amerikanë e britanikë që thërret kapeni hajdutin nga mermeri i vilave të Lalzit…Po te futi krimineli salih ne orbiten e tij vrastare ketu do perfundosh o Ali mehmeti duke punuar per boset e salihut ne farmaceutike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *