• |
ide | kryesore

Protesta në Zall Herr: Guroret na dëmtojnë banesat dhe ndotin ujin e pijshëm

Lajme, Të fundit



Banorët e katër fshatrave, pjesë e njësisë administrative të Zall Herrit po protestojnë ditën e sotme kundër guroreve që punojnë në këtë zonë. Banorët i akuzojnë këto të fundit se kanë dëmtuar rrugën, banesat dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

“Që nga sot nuk do të lejojmë asnjë kamion. Nuk ka asnjë reagim nga institucionet. Sot ndaj e organizuam këtë protestë që të vihen në dijeni. Guroret na kanë dëmtuar ujin e pijshëm. Se shi nuk ka rënë, uji nuk pihet është i turbullt. Banesat kanë rënë 300 metra, janë plasaritur.”, është shprehur një prej banorëve.

Banorët kanë paralajmëruar se në orën 4 të pasdites së sotme do të bllokojnë rrugën ku kalojnë kamionët e guroreve. Ato kanë akuzuar qeverinë se janë lënë në harresë pasi nuk është bërë asnjë investim në infrastrukturë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *