• |
ide | kryesore

Ndotja e ajrit/ Zonat më të rrezikshme në Shqipëri sipas “The Guardian”

Arkiva, Kryesore, Lajme
zonat e ndotura



Në Shqipëri ndodhen disa nga zonat me ajrin më të ndotur në Europë, deri në katër fish më shumë sesa e lejon kufiri i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo rezulton nga një studim i bërë në të gjithë kontinentin (me përjashtim të Kosovës, Bosnjes dhe Malit të Zi) nga e përditshmja prestigjoze Britanike, The Guardian.

Gazeta, që pi i referohet Lapsi.al, i ka kushtuar një vend kryesor këtij studimi, arriti që falë bashkëpunimit me ekspertë të ndotjes të krijojë një hartë interaktive ku vërehen zonat më të prekura të kontinentit. Po të klikosh në këtë link, të shkosh tek plusi djathtas lart, për të zumuar dhe të çosh kursorin tek harta e vendit tonë, vë re ka zona me të njëjtin intensitet ndotjeje si Shkupi që është shpallur qyteti me paramentrat më të këqinj. 

Matjet i referohen PM2.5 – grimcave të vogla ajrore me diametër 2,5 mikron- të prodhuara kryesisht nga djegia e lëndëve fosile, disa prej të cilave mund të kalojnë nëpër mushkëri dhe të hyjnë në qarkullimin e gjakut, duke prekur pothuajse çdo organ në trup.

Udhëzimet aktuale të OBSH-së thonë se përqendrimet mesatare vjetore të PM2.5 nuk duhet të kalojnë 5 mikrogramë për metër kub (µg/m 3). Por në Shqipëri, ashtu sikurse shihet në hartë, zona si Shkodra, Kukësi, Elbasani, Tirana dhe Korça e kalojnë me katër fish këtë dysheme duke pasur mbi 19 mikrogramë për metër kub (µg/m 3). 

Pak a shumë, shifrën e një ndotje katërfish më të lartë sesa norma në Tiranë e konfirmoi edhe një studim i laboratorit ‘Neotes’, nga Salerno e Italisë, i cili për llogari të emisionit “Piranjat” vendosi matësat në të gjithë kryeqytetin (Shiko poshtë).

Katastrofike/ Shikoni (zonë më zonë) çfarë ajri thithim në Tiranë 

Ky vëshgim rrezultoi se ajri i kryeqytetit është i ndotur me lëndën kancerogjene të benzenit dhe me atë të dioksidit të azotit (NO2). Sipas llogarive të përafërta të një studimi të bërë në 2018, kjo sasi ndotjeje e shkurton me 2-3 vite jetën e njeriut.

Harta e Evropes sipas monitorimit te The Guardian⇑

Analiza të të dhënave të mbledhura për The Guardian për të cilën u përdor metodologjia më të fundit – duke përfshirë imazhe të detajuara satelitore dhe matje nga më shumë se 1400 stacione monitorimi tokësore – zbuloi se  98% njerëzve të kontinentit  jetojnë në zona ku ndotja e grimcave të imta është shumë e dëmshme për shëndetin. Por në zona si ato të Shkodrës, Elbasanit, Tiranës apo Korçës ajo është e frikshme. Pikërisht për të fshehur këtë, duke u nisur nga arsye propagandistike  Agjensia e Mjedisit, një vit pas zgjedhjes së Erion Veliajt e ndërpreu monitorimin e ndotjes së ajrtit në Tiranë.

©Lapsi.al

 



11 Comments

  1. Nuk e kam idenë se nga i ka marrë të dhënat gazeta në fjalë, por nuk mund të pajtohem me faktin që na Tiranë ajri qenka më i pastër se në Tropojë.
    Për nder na late pa fjalë!!!

    1. Lëre Tiranën por shiko zonën më industriale të Italisë, luginën e lumit Po, ku ndodhen më shumë fabrika se sa ka shtëpi në Alpet Shqiptare dhe ndotja është në të njëjtin nivel, kurse në zonën më të industrializuar të Gjermanisë është më e ulët se në Alpet Shqiptare.

  2. Lali Eri e ka pastruar ajrin e Tiranes 300%. Mund te vije era pordhe, po asnjehere grimca pluhuri e grimca benzeni. Nuk i shikoni rruget e pastra per ti lepire dhe te boshatisura e pa trafik, sepse ua ka zene syte zilia

  3. “Kemi marrë mbështetje nga evropianët”, BE nxjerr blof Gazment Bardhin: S’kemi folur fare për Avokatin e Popullit,kete gazete e lexojme dhe ne o lapsexhiu i lapsit te rublave,europa eshte e nxire ti ha mut salihu dhe flet per shqiperine

  4. Ishte nata e 21 Shtatorit 1995 kur Parlamenti, me urdhër të Tiranit, dhunoi haptazi Kushtetutën e fallsifikoi votat për të realizuar qëllimet e tij diktatoriale.

    I pafund në Ligësi, Djallëzi, Intrigë e Pabesi, Tirani, i cili kishte nën thundrat e tij e në shërbim të vet të gjitha institucionet, nuk mund ta toleronte faktin se kishte dështuar më parë për ta burgosur kryetarin e Gjykatës së Kasacionit

  5. “Bild”: Para gjithë botës, Rama i vë frenat ankesave ruse me një fjali. Mendjemprehtë dhe me humor…!Kari te ka hyre,po ti nuk e kupton,o cecen

  6. Ngjarja që lidh Aldo Bumçin me Shkëlzen Berishën, është një faks në të cilin është përmbajtja e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje të së cilës nga zyra e Aldo Bumçit i është dërguar privatisht Shkëlzen Berishës. Kjo është dëshmia që tregon se kush interesohej për atë biznes.

    Dëshmia mbështet nga ish- sekretarja e Aldo Bumçit dhënë para prokurorëve, e cila pranon se Shkëlzeni ka shkuar në zyrë e më pas Aldo ka percjellë porosinë për tek zyra privat e e Shkëlzenit brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *