• |
ide | kryesore

Zbulohet biseda e Erjon Alibejt me ekzekutorin Nuredin Dumani për vrasjet në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari Elton Qyno ka zbardhur bisedat e para në prezantimin me Erion Alibejt dhe Nuredin Dumanit, dyshja që organizoi disa vrasje për hakmarrje në Elbasan. Dihet se në qendër të konfliktit ka qenë vrasja e trefishtë në Bradashesh, ku vdiq vëllai i Erion Alibejt, për prishjen e pazareve të drogës në Angli.

Që pas asaj ngjarjeje, Erion Alibej punon me disa vrasës me pagesë për hakmarrjen e të vëllait. Edhe pse thotë se ishte i sigurtë se në vrasjen e vëllait të tij kishte marrë pjesë Dashnor Dumani, njëri nga vëllezërit e të penduarit Nuredin Dumani, ai nuk ngurron ta punësojë këtë të fundit për vrarë të dyshuarit e tjerë, duke qenë se i bashkonte një armiqësi me Talo Çelën.

Për bisedën e parë që ka zhvilluar me Nuredin Dumanin, Erjon Alibej ka treguar: “…mbaj mend që në fillim të bisedës, sapo u takuam, Nuredini më përmendi dhe më tha që këtu tek ty kam ardhur në dijeninë e Festim Qolit…”.

Takimi i parë mes finacuesit të vrasjeve dhe ekzekutorit, është bërë në një apartament, në katin e shtatë të pallatit ku Alibej jetonte.

Sipas Alibej, Nuredin Dumani në këtë takim kishte dijeni, për secilën ngjarje që i kishte ndodhur familjes së tij. Ndërsa ai vetë, Erjoni kishte mbledhur shumë informacione përpara se të takohej dhe fliste me Nuredinin.

“…një nga personat që unë kisha informacione se ishte i përfshirë në atentatin ndaj familjarëve të mi në Bradashesh, ishte dhe vëllai i Nuredinit, që quhet Dashnor Dumani. Për Dashnorin kisha informacione tepër të sigurta, që Dashnori ka qenë një nga ekzekutorët.

Në fund të bisedës me Nuredinin, pasi ai mbaroi shpjegimet e tij, unë fillova të jap shpjegimet e mia dhe në fund të bisedës i thashë, duke e akuzuar drejtpërdrejt që:”…Dashnori, vëllai yt, ka qenë ekzekutor, në ngarjen e Endritit, ndërsa ti ke qenë në burg në Francë, dhe vëllai tjetër ka qenë në burg në Shqipëri…”.

Por Nuredin Dumani nuk e pranoi këtë akuzë që i ka bërë Erjon Alibej, duke i shpjeguar këtij të fundit që ai me Dashnorin nuk i kanë marrëdhëniet e mira dhe nuk fliste.

Siç tregon në dëshminë e tij, Erjon Alibej, Nuredinit i ka thënë se në atentatin ndaj familjarëve të tij kanë marrë pjesë Talo Çela, Altin Ndoci, Besmir Haxhia, Dashnor Dumani, e persona të tjerë.

“…Nuredinit, sapo i thashë për Dashin, nuk e pranoi atë që i thashë unë. Unë i them Nuredinit edhe sikur Dashi, vëllai yt, të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi, unë bëj be dhe vë dorën në Kuran përpara teje dhe betohem që gjakun e keni të falur nga unë…Por vetëm më rri besnik, tregohu i sinqertë, m’i trego të gjitha gjërat sesi janë…”-ka treguar Erjon Alibej.

“…pas rreth 2 orë e gjysem diskutim, krijova një mendim për Nuredinin, që më korrespondote me të gjitha ato informacione që unë kisha mbledhur deri në ditën e takimit me të. Por nga Nuredini, mesova nga ai dhe për persona dhe ngjarje të tjera si Dorian Shkoza, që unë nuk kisha patur dijeni…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *