• |
ide | kryesore

Balla i përgjigjet Berishës: Prokuroria dhe Gjykata konfirmuan numrat e Policisë

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Sali Berisha për operacionin ‘Tempulli’.

Balla tha se shifrat dhe deklarimet e Policisë janë të konfirmuara edhe nga Prokuroria e Gjykata.

“Kam dëgjuar këtu, ‘Non gratën’ e kësaj salle teksa lidhur me operacionin Tempulli thoshte është një gënjeshtër nuk janë të vërteta ato numra. Në këtë rast shumë mirënjohje dhe falënderim për të gjithë ata prokurorë dhe gjyqtarë që konfirmuan ato prova që prezantoi Policia e Shtetit, ku plot 213 prej tyre janë sot në burg, 19 janë në arrest shtëpie, dhe këmba këmbës jemi duke kërkuar edhe 40 të tjerë të cilët janë në kërkim dhe natyrshëm që do të gjenden dhe do të vendosen para drejtësisë dhe 23 grupe kriminale sot kanë marrë një goditje. Ka mes tyre dhe drejtues të atyre grupeve dua të ndaj me ju informacionin e Europolit, që sapo është goditur një grupi madh që ushtronte aktivitetin e tij sa në Spanjë, sa në Shqipëri. Ku njëri që bërtet dhe ka pasur nderin e madh të jetë Ministër i Brendshëm i Shqipërisë duhet ta mbështesë dhe duartrokasë”, tha Balla.



5 Comments

  1. Problemi eshte se u kapen shitesit , dhe ata per dy tre dite zevendesohen , duhet shkaterruar zinxhiri qe te flasim per suksese !

  2. Po ku eshte merita e policise ketu?
    Arrestimet jane bere me urdher te prokurorise.
    Policia vetem ka zbatuar urdherin, gje qe e ka detyrim ligjor.
    Perse mburet ky fshatari i Librazhdit?
    Ne fund te fundit policia ka nje drejtor te pergjithshem qe eshte titullari me i larte i policise.
    Ministri i brendshem eshte thjesht nje figure politike, aspak teknike.
    Policia vepron sipas ligjit te posacem per te dhe jo sipas tekave te drejtuesit politik te radhes ne ministri.
    Cili “bos” eshte arrestuar?
    Ata kalamajte 18-20 vjec?

  3. Ishte nata e 21 Shtatorit 1995 kur Parlamenti, me urdhër të Tiranit, dhunoi haptazi Kushtetutën e fallsifikoi votat për të realizuar qëllimet e tij diktatoriale.

    I pafund në Ligësi, Djallëzi, Intrigë e Pabesi, Tirani, i cili kishte nën thundrat e tij e në shërbim të vet të gjitha institucionet, nuk mund ta toleronte faktin se kishte dështuar më parë për ta burgosur kryetarin e Gjykatës së Kasacionit,zevendesuesit jani gati shpellkaret e maloket e salihut qe komentojne ketu per dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *