• |
ide | kryesore

Lajçak pas takimit me Osmanin: Ramë dakord që të vazhdojmë dialogun Kosovë-Serbi

Lajme, Të fundit



I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani. Ata u takuan ditën e djeshme në SHBA. Fokusi i diskutimeve ka qenë dialogu me Kosovën dhe Serbinë, ku Lajçak thotë se ranë dakord që të vijojnë diskutimet.

“Pata një bisedë të detajuar dhe të dobishme me Presidenten Vjosa Osmani mbi dialogun dhe rrugën përpara në avancimin e zbatimit të marrëveshjes. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë”, shkruan Lajçak.

Edhe Osmani kishte një reagim ditën e djeshme, ku ka thënë se suksesi në dialog është i lidhur me zbatim të balancuar dhe të plotë të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve dhe aneksit të saj.



2 Comments

  1. Amerika nuk i ka punet mire dhe do me mbyll nje ceshtje me serbet ne kurriz te kosoves. qe serbet te mos i japen arme ruseve por ukraines.

    Ukraina do deshtoje sic deshtoi afganistani, libia, siria, dhe Iraku . Deshtimi eshte i sigurt sepse lufta nuk eshte nje lufte per zgjerim por eshte nje lufte per biznes. Pasi bizensi te marre cfare te mundet deri ne pken qe ska me mundesi atehere do heqe dore nga lufta POR kosova do kete paguar haracin per tekat e bizensit ne Amerike.

    1. Si mundet qe te jete ndermjetes mes paleve,pra, i drejte, i panshem, objektiv, ish-ministri i jashtem i Sllovakise sllave, shtet fallso, komb fallso, padinjitet qe nuk e njeh PAVARISINE e KOSOVES?! Me te vertete Dynjaja eshte rrotBajdenizu komplet, KAQ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *