• |
ide | kryesore

Lajm i fundit/ Ndërron jetë ish-presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano

Arkiva, Lajme, Të fundit
napolitano



Ka ndërruar jetë në Romë, ish-presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano. Ai ishte 98 vjeç. Napolitano ishte Presidenti i 11-të i Republikës Italiane nga 15 maj 2006 deri më 14 janar 2015 dhe i pari në historinë italiane që u zgjodh për një mandat të dytë.

Para tij e kishte mbajtur detyrën Carlo Azeglio Ciampi dhe më pas presidenti aktual, Sergio Mattarella. Jeta e Giorgio Napolitano-s ishte një jetë kushtuar politikës: president i Dhomës në Parlamentin Evropian nga viti 1989 në 1992 dhe nga 1999 në 2004. Në vitin 2005 ai u emërua senator i përjetshëm. Në vitin 2006 ai u bë Kryetar i Shtetit.

Lajmi po përditësohet…



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *