• |
ide | kryesore

Sophie Turner: Zbulova ndarjen nga Joe përmes mediave

Paparazzi



Sophie Turner zbuloi së fundmi në padi se mësoi për kërkesën e divorcit të Joe Jonas përmes mediave.

Aktorja vuri në dukje se e gjithë situata ndodhi “shumë papritur pas “një grindjeje” në ditëlindjen e 34-të të Jonas më 15 gusht. Më pas ai paraqiti kërkesën për divorc gati tre javë më vonë më 5 shtator në Miami. Në dosje thuhej se “martesa mes palëve është shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme”.

Në padi, ajo kërkoi gjithashtu që dy fëmijët e saj  të ktheheshin në Angli. Ankesa kundër Jonas kërkon kthimin e fëmijëve në Angli, me ekipin ligjor të Turner që ka treguar se artisti ka në posedim pasaportat e fëmijëve dhe refuzon t’i kthejë..”

Por, të enjten, një përfaqësues i Jonas ndau një deklaratë për PEOPLE duke mohuar akuzat. “Pas bisedave të shumta me Sophie, Joe filloi procedurat e divorcit në Florida, pasi Florida është juridiksioni i duhur për këtë çështje. Sophie ishte e vetëdijshme se Joe do të kërkonte divorc{, u shpreh përfaqësuesi.

Deklarata pohoi gjithashtu se muzikanti “po kërkon që të bashkëpunojnë së bashku që  fëmijët të rriten si nga nëna ashtu edhe nga babai i tyre dhe, natyrisht që fëmijët të jetojnë si në SHBA ashtu edhe në MB. “Kjo është një mosmarrëveshje e pafat ligjore për një martesë që fatkeqësisht po përfundon. … Fëmijët nuk u rrëmbyen. Pasi ishin nën kujdesin e Joe për tre muajt e fundit me marrëveshje të të dyja palëve, fëmijët janë aktualisht me nënën e tyre”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *