• |
ide | kryesore

Jessica Chastain mbështet Sophie Turner mes divorcit nga Jonas

Paparazzi



Jessica Chastain ka mbështetur publikisht Sophie Turner mes divorcit dhe betejës së kujdestarisë me Joe Jonas.

Të premten, Chastain ripostoi një postim në Twitter nga autorja feministe Roxane Gay që thonte: Të refuzosh të japësh pasaportat e fëmijëve për t’i mbajtur ata larg nga nëna e tyre? Bruh,” Në një postim të dytë ajo shtoi, “Këta nuk janë njerëz që unë i njoh apo i ndjek. Thjesht lexova ‘lajmet’. Joe e ka trajtuar kaq keq situatën saqë tani po i kushtoj vëmendje.”

Jonas paraqiti kërkesë për divorc nga Turner në fillim të këtij muaji, duke pretenduar se martesa e tyre katërvjeçare ishte “shkatërruar  në mënyrë të pakthyeshme”.

Së fundmi Turner e paditi atë për kthimin e vajzave të tyre në vendin e saj në Angli. Ajo po kërkon të sigurojë “kthimin e menjëhershëm të fëmijëve”. Në dosjen e saj, aktorja pretendoi se ajo dhe Jonas kishin rënë dakord gjatë Krishtlindjeve 2022 që ata të lëviznin. Dyshja ra dakord dhe e e gjithë familja u zhvendos zyrtarisht nga Miami në Angli në prill dhe ajo filloi xhirimet e mini-serialit “Joan” në fillim të verës. Jonas, nga ana e tij, filloi turneun në SHBA me vëllezërit e tij në gusht.

Sipas Sophie, dyshja ranë dakord që fëmijët e tyre të udhëtonin me të, sepse ai kishte më shumë kohë të lirë për të kaluar me to. Megjithatë, ajo e quajti atë një “marrëveshje të përkohshme”. Turner shtoi se tani artisti  po refuzon të japë miratimin për zhvendosjen e vajzave të tyre në Mbretërinë e Bashkuar dhe po u mban pasaportat, gjë që e ka konfirmuar edhe avokati i tij./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *