• |
ide | kryesore

Alarm në sulm, Inter mbetet pa Arnautovic: do të qendrojë jashtë fushës dy muaj

-Instant, Sport
Arnautovic



Dëmtimi i Arnautovic shkatërroi pjesërisht festën e fitores së Inter në Empoli. Zikaltrit kanë pikë të plota pas pesë javësh, por kanë humbur një pjesë të rëndësishme në rotacionet e tyre ofensive. Një problem i madh duke pasur parasysh kalendarin shumë të ngarkuar. E ndalesa vetëm e shkurtër nuk do të jetë, siç mund të kuptohet lehtësisht edhe nga shënimi i publikuar nga vetë klubi Viale della Liberazione: “Marko Arnautovic iu nënshtrua testeve instrumentale këtë mëngjes në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano. Për sulmuesin zikaltër ka një tendosje të mesme muskulore në kryqëzimin miotendinoz të bicepsit femoral të kofshës së majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet në javët në vijim.”

Kështu, për teknikun Inzaghi ka mbetur ‘vetëm’ Lautaro Martinez, Thuram dhe Sanchez. Ky i fundit ende kërkon gjendjen më të mirë fizike. Për më tepër, klubi ka vendosur të mos ndërhyjë në merkaton e lojtarëve të lirë. Tashmë tekniku duhet të gjejë vetëm zgjidhje të brendshme për të kompensuar mungesën e austriakut. Në këtë kuptim, Marotta ishte i qartë: “Është mëkat sepse ai u përshtat mirë, por ne do të qëndrojmë kështu”.

KUSH JANË ALTERNATIVAT?

Arnautovic do të duhet të qendrojë jashtë rreth dy muaj. Ajo që nuk i ndihmon stafit të trajnerit të Inter është gjendja e Alexis Sanchez. Kiliani debutoi të mërkurën e kaluar gjatë ndeshjes si mysafir ndaj Real Sociedad. Sanchez duhet ende të forcohet. Në thelb ai nuk është gati të fillojë nga minuta e parë.

Kështu që Mkhitaryan dhe Klaassen mund të ndihmojnë teknikun Inzaghi në fazën ofensive. Holandezi kërkon ende debutimin e tij. Në fakt, ata janë dy elementët që mund të avancojnë gamën e veprimit, duke kompensuar kështu mungesën e Arnautovic. Ish-lojtari i Romës në veçanti, ka luajtur tashmë rolin e sulmuesit të dytë në të kaluarën, si dhe ka ditur të mbulojë edhe pozicionin e mesfushorit sulmues. Në këtë situatë padyshim që kapiteni, Lautaro Martinez, do të duhet të punojë i sforcuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *