• |
ide | kryesore

Lista Serbe kërkon vendosjen e KFOR dhe EULEX në veri të Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lista Serbe ka reaguar pas sulmit terrorist që nisi me vrasjen e policit shqiptar Afrim Bunjaku dhe ekzekutimin e 4 serbëve të armatosur. Lista Serbe ngushëlloi familjet e të vrarëve dhe tha se dy prej tyre u vranë pasi ishin dorëzuar.

“Kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve, që u vranë me gjakftohtësi edhe pse u dorëzuan. Pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurtit?”, tha Lista Serbe pa ofruar dëshmi për të mbështetur këto pretendime.

Kjo parti, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, bëri thirrje për vendosjen e KFOR dhe EULEX në veri.

“Në këtë drejtim kemi nevojë urgjente që KFOR-i dhe EULEX-i të vendosen në veri për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejmë të situatës dhe për të parandaluar abuzimet politike të kësaj ngjarje tragjike”, tha Lista Serbe.

Sipas ministrit të brendshëm, Xhelal Zveçla një nga të dyshuarit që mori pjesë në operacion është Milan Radojçiç, numri dy i Listës Serbe. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka përshkuar sulmuesit e armatosur si “një njësi e organizuar profesionale, që ka ardhur për të luftuar në Kosovë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se personat e armatosur ishin serbë lokalë të Kosovës, “të cilët nuk mund të vuanin më terrorin e Kurtit”.

Vuçiq e dënoi vrasjen e policit të Kosovës, duke thënë se ajo “nuk mund të justifikohet”, por mohoi se Beogradi kishte ndonjë lidhje me sulmin.



4 Comments

  1. MOS KERKONI CFAR SJU PERKET SE DO HUMBISNI BASHK ME ATE CFAR KENI thotë:

    NESE SIPAS VUCICIT SERBET NUK MUND TE VUANIN ME TERRORIZMIN E KURTIT .QE U NGRITEN NE REVOLT. KU KURTI KA QEN VAZHDIMISHT .I INTERESUAR PER BASHKJETES VLERA MIRKUPTIM .KJO ANKES PA TE DREJT .PO SHQIPTARET QE VUAJTEN PER NJE SHEKULL NJE TERROR TE VERTET SERB DHE ASKUSH SJU DUL PERZOT PERSE KERKOHET KFORI .PERDERI SA NUK ESHTE TOKA E KFORIT POR TROJE SHQIPTARE .JU SMUND TE KERKONI DHE SMUND TE PERFITONI NE ASNJE RRETHAN ATE CFAR SJU PERKET AS ME MENDIME FJAL AS VEPRA. NGA SHQIPTARET .POR NJE GJE DIJENI QART QE AQ SA SHQIPTAREVE DO TE PERPIQENI TUA VISHTIRSONI GJERAt aq me shpejt do ti beni te bashkohen dhe ceshtja juaj do vishtirsohet se keni cmim historik per te paguar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *