• |
ide | kryesore

Vrasja e policit në Kosovë, Lubonja: Prej dështimit të ndërkombëtarëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vrasja e policit në Kosovë, Lubonja: Prej dështimit të ndërkombëtarëve



Analisti Fatos Lubonja teksa komentoi zhvillimet në Kosovë, deklaroi se tashmë janë nxehur gjakrat mes dy shteteve. Lubonja theksoi se ngjarja ishte shqetësuese, ndërsa shtoi se erdhi edhe si pasojë e dështimit të ndërkombëtarëve.

“Ngjarja është shqetësuese. Kjo është dështim i politikave ndërkombëtare dhe lokale po ashtu. Është shfaqur një lloj anshmërie në favor të Serbisë. Vuçiç është një autokrat. Mendoj se në një vend ku nuk ka demokraci, ndodhin këto gjëra. Sipas mendimit tij lufta në Ukrainë, sa herë Vuçiç apo dhe njerëzit e tij, kërkojnë mosnjohjen e Kosovës, ata që ishin aktorët në lojë, siç i pamë, të marrin një aksion të tillë. Nga përtej kësaj mendoj se konflikti mbetet aty. Nuk e dimë se sa është numri i të vrarëve.

Shtypi italian jep një numër më të madh të të vrarëve. Numri i të vrarëve ka rëndësi për atë që; se çfarë do të ndodh nesër. Uroj që të ketë më pak të vrarë, se janë njerëz. Nuk duhet të ndodhin një përshkallëzim i tillë. Ka pasur dhe tratativë për t’i nxjerrë ata, që mos të ishin aty, njëra palë ishte qeveria e Kosovës. Tashmë kjo që ngjarje ndodhi edhe si pasojë e dështimit të ndërkombëtarëve. Qeveritë e mëparshme të Kosovës nuk kanë punuar shumë për ndërtimin e një shteti, por një protektorati. Kurti ka marrë gjëra më të guximshme, por ka pasur edhe kundërshtinë e ndërkombëtarëve.

Përgjegjësia e madhe e Vuçiç, është se ka dëmtuar demokracinë. Shpesh herë autokratët veprojnë kështu, si Putini, në rastin me Ukrainën. Ndërkombëtarët kanë ushtruar ndaj Kurtit një lloj presioni, me idenë se Kosova nuk meriton më tepër se kaq. Apo se duhet të bindet, pasi interesat e tyre i kërkojnë që t’i bëjnë disa favore Vuçiçit, që mos të lidhet me Rusinë. Vuçiç mund të ketë arsyet e veta, por jemi në një konflikt të ngrirë. Qëndrimi i ndërkombëtarëve ka qenë asociacioni.”, tha Lubonja.

Duke u ndalur te deklaratat e Vuçiçit analisti i lexoi qëndrimet e tij për ngjarjes si propagandë dhe të ekzagjeruara.



9 Comments

  1. Meqe nderkombetaret kane deshtuar atere le ti largojme te gjithe e te fillojme luften lok me koke me serbine. Kush fiton merr kosoven e te gjitha. Ama mos te therrasim ne fund ameriken per ndihme. Ok?

    1. E bojm luften prap o Lando po ket here do e cojm kufinin ne Nis. Se per Kosoven u bo lufta iher dhe e fitum.

      1. Pse ndalesh ne nish. Qiji robt shko der ne beograd. Ose der ne budapest fare tjesh mrena. Koqe kanari 🤡

    2. ESHTE E NATURSHME QE DO DESHTOJN JO VETEM NDERKOMBETARET POR CDO INDIVID APO KOLEKTIV QE ANGAZHOHET NE PADREJTESI NDAJ DIKUJT TJETER JO PSE E BEN NJERZIT KESHTU POR E KRIJOJ ZOTI BOTNAVE TE FUNKSIONOJN KESHTU QE ANGAZHIMI NE PADREJTESI KUJD TI DAL DESHTIM SHKATRRIM NDESHKIM SEPSE NJERIUN E KRIJOJ ME NDJENJ TE DUAN VETEN DREJTEN HAKUN DHE URREJN PADREJTESIN E KRIJOJ GJITHCKA ME MAS RREGULL DHE SI SISTEM FUNKSIONI ZINXHIR NDERGJALLESOR NE UNITET PERMES VLERAVE DUKE U BERE BURIME DOBISH ZGJILLJES EKZISTENCE PER TE GJITH KETA NUK I PERFILLEN TE DREJTEN HAKUN UNITETIN VLERAT DESHEN TE PERFITOJN DISA DHE HUMBIN TE GJITH POR QE TE GJITH PAVARSISHT KU ANGAZHOHEN DUAN TE HAN NGA GJITHA TE MIRAT PIN DHE VISHEN ARGETOHEN DHE LUMTUROHEN POR BAZA NE BURIM E GJITHA DESHIRAVE ESHTE JO AJO QE E DUAN POR AJO QE E URREJN NDAJ TJETRIT E DREJTA HAKU DOMOSDOSHMERIT DHE JUSTIFIKIMI PERGJEGJSIVE JA PRA DHE BURIMET E DOBIVE PO I SHKATRROJN UNITETET PO ATEHER DESHTIMI PSE MOS TE JET ESHTE PAK SE PASOHET ME KOSTO LLIMBJE SIC E KALUN VIKTIMAT E TYRE SKA CMANGJE MIRPO PRESERI I KAN GJITHA MUNDESIT PER ME MIR LE TE KONSULTOHEN ME ZOTIN E VET PERMES LIBRIT HYJNOR

  2. Ka deshtuar nderkombetaret thote Lubonja! Si veprohet me nje njeri qe thote ” se nuk do ta njohim kurre Kosoven shtet te pavarur”. Nje rruge eshte imponimi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *