• |
ide | kryesore

Rama, kritika me gjysëm zëri Serbisë për nderimin e terroristëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç



Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka lëvizur disi nga qëndrimi i ftohtë si një përfaqësues i OKB-së që mbëjti ditën që u vra polici Afrim Bunjaku, duke bërë për herë të parë disa kritika në drejtim të Serbisë. Jo për organizimin dhe furnizimin me armë të sulmit terrorist në Zveçan, por për faktin se serbët po i ndërojnë të vrarët, sikur të ishin heronj.

“Në ndërkohën që duhet të kishte hapur një hetim serioz për anëtarët e atij grupi kriminal, lidhjet e tyre me trafikantët e armëve dhe me të tjerë individë apo entitete, në Serbi apo gjetkë, potencialisht të angazhuara në krijimin e një lëvizjeje të armatosur në Veriun e Kosovës, Beogradi me këtë shpallje zije që nuk ka asnjë lidhje me shekullin XXI, i fryn si asnjëherë më parë qysh prej vitit 1999, zjarrit të një konflikti të armatosur!” shkruan Rama që kërkon nga komuniteti ndërkombëtar të marrë masa për të mos lejuar përshkallëzimin e konfliktit.

Lexo edhe: Sulmi terrorist në Kosovë/ Dy reagimet e tredhura nga Tirana zyrtare

Shënimi i plotë i Ramës në X

Zija e shpallur zyrtarisht në Beograd për pjesëtarët e grupit të armatosur që u asgjësuan nga forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, pasi nga ai grup iu mor jeta një efektivi të policisë është sinjali më i keq që Serbia mund t’i jepte rajonit dhe komunitetit euro-atlantik! Në ndërkohën që duhet të kishte hapur një hetim serioz për anëtarët e atij grupi kriminal, lidhjet e tyre me trafikantët e armëve dhe me të tjerë individë apo entitete, në Serbi apo gjetkë, potencialisht të angazhuara në krijimin e një lëvizjeje të armatosur në Veriun e Kosovës, Beogradi me këtë shpallje zije që nuk ka asnjë lidhje me shekullin XXI, i fryn si asnjëherë më parë qysh prej vitit 1999, zjarrit të një konflikti të armatosur!

Kjo është jo vetëm e pajustifikueshme dhe e papranueshme, por e dënueshme me të gjithë forcën e fjalës e të instrumentave në dispozicion të bashkësisë euro-atlantike!

Ky është momenti që Serbia duhet ta ndajë qartë dhe prerë mendjen nëse do të jetë me Europën dhe botën demokratike të shekullit XXI apo me hijen e vetvetes së fundshekullit XX; me vlerat dhe parimet e Bashkimit Europian e të komunitetit euro-atlantik apo me fantazmat dhe me krimet e të shkuarës së saj të palavdishme të viteve ‘90; me të nesërmen europiane të fëmijëve të saj të pafajshëm apo me të djeshmen e fajshme të nacionalizmit vrasës e vetëvrasës!

Ky është momenti kur Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta ndajnë qartë e prerë mendjen nëse do ta ngrenë në nivelin më të lartë alarmin demokratik për ta ndalur përshkallëzimin e konfliktit në Veriun e Kosovës, i cili ka hyrë në fazën e vet më të rrezikshme qysh prej vitit 1999 apo do të vazhdojnë t’i mbajnë Dialogun për Normalizim dhe angazhimin e KFOR-it në të njëjtin nivel krejt të pamjaftueshëm tanimë! Kjo e dyta sot është krejt e pakëshillueshme, por nesër mund të bëhet krejt e pajustifikueshme, sepse nesër mund të jetë vonë edhe për të parën! Prandaj apeli i Shqipërisë për miqtë e mëdhenj e aleatët strategjikë të Ballkanit Perëndimor është: Veprimin e sotëm, mos e lini për nesër!

Ky është momenti kur edhe Kosova duhet të reflektojë shumë seriozisht dhe të ndajë mendjen qartë e prerë, nëse do të vazhdojë në kursin e veprimit të shkëputur nga miqtë e saj të pazëvendësueshëm dhe aleatët e saj të padiskutueshëm apo do të veprojë në harmoni e mirëkuptim me komunitetin euro-atlantik, për të arritur qëllimin më madhor në histori pas fitores së luftës e shpalljes së pavarësisë, njohjen përfundimtare si shtet anëtar i këtij komuniteti! Të gjitha rrugët e tjera përveç kësaj të dytës janë rrugë iluzionesh me përfundime të dhimbshme, të cilat e largojnë Kosovën nga qëllimi madhor, e zbrazin atë nga shpirti i ardhmërisë dhe e kthejnë në mënyrën më absurde peng të paqes në mes të Europës, pasi ka dalë fitimtare nga lufta për t’u bërë një vend i lirë europian.



8 Comments

  1. ti thot dikush ketij karit se eshte ashiqare qe mbrapa kesaj qendron Vucici, ky edhe kur kritikon prap ja heq pergjegjesin Vucicit, cfar ropqiri. Nga nje ane vllau Vucicit qe edhe kur kritikon e mbron, qe ka kap shtetin e nuk e leshon, nga ana tjeter ortaket e vet Salikja qe kan kap opoziten dhe nuk e leshojn. Kjo treshe po u thot shqiptareve o njerin nga ne o ikni nga vendi. Nderkoh serbi me grekun bejn pordh e luajn me zjarrin, ne nuk kemi as edhe nje alternativ per te ricikluar keto skorje politikanesh pa shtyll kurrizore e pa gjak shqiptari. Lideri boteror qe ben si i fort me Rusin, nuk ka guximin as te pranoj ate qe duket sheshit, qe mbrapa kesaj qendron shteti serb me ne krye Vucic pidhmotren.

  2. Ram Poturja mos fol me per Kosoven, boll hengre mut. Flet Ram poturja si keta politikanet e BE dhe jo sikur te jet shqiptar. Me mir mbylle ate hale sesa e hap e qelb gjith shqiptarin, ca thot Vucic mir eshte? Nuke priste kete reagim nga policia e Kosoves, eee mor Ram Poturja, ik tani ankoju Aleks Sorrosit per sivllaun e masoneris tende. Dukesh qart nga deklaratat qe ben qe je i kapur prej koqesh nga Vucici, bythqir. Si nuk patem nje politikan te vertet shqiptar (pervec Kurtit). Ram Poturrja qe ka kaq vjet e flirton me moterqirin Vucic, me nje zagar te pandreqshem, me ish ministrin e propagandes se Milloshevicit, nga ana tjeter Salikja (Saliu + Likja) qe ve kandidat Bejlerin. Duket sikur kan ren dakort te tre per tu ber mutin shqiptareve. Duhen zhdukur qe te tre keta skorje enveristo komuniste.

  3. Je konfuz or shkerdhate nga qe ke edvinin e Vucicukut ne vrime tende anale.
    Ik or shkerdhate mos ndyej emrin e Kosoves me gojenbythe tende.
    Legen e kalu legenit.Keto jane pasojat e miqesise me ARMIKUN nr1 te shqiptareve,
    Aleksander Vucic.Ne se ti,or mut,do te mbaje qendrim si shqiptar patriot,gjithe keto 11 vjet,Vucickrimineli nuk do te kishte fuqi me provoku Kosoven dhe qeverine e saj.
    Je burrec i pa karakter,fodull i qelbur dhe ti nuk je vllai i Vucicit,ti je vete VUCICI SHQIPTAR.

  4. Ta ndajë qarte dhe prere mendjen_ tha Skërfyelli. Ky qe na indinjohej se nuk mirekuptonim serbet.
    Palaço me gjithe ata qe i bejne Amin.

  5. Lereni Ramen ne boten e tij te mjegullt. Te falenderojme Zotin qe na beri dinjetoz. Do dali dielli dhe per Ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *