• |
ide | kryesore

Tentoi të vrasë nipin e Kastriot Reçit, kush është viktima që u ekzekutua me armë zjarri në qendër të Rrëshenit

Lajme, Të fundit



Një vrasje më armë zjarri është regjistruar sot në Rrëshen, ku shtetasi Martin Bardhi është ekzekutuar me armë zjarri në qendër të qytetit.

Bardhi raportohet se kishte dalë nga burgu pak kohë më parë. Në muajin mars të këtij viti, Martin Bardhi së bashku me të birin Enrik Bardhi kanë tentuar të vrasin nipin e Kastriot Reçit në Rreshen.

Shkak i konfliktit mes Enrik Bardhit dhe Saimir Reçit ishte bërë parakalimi me makinë në rrugën kryesore të qytetit, që është shoqëruar dhe me të shtëna me arme zjarri.

Saimir Reçi dhe Enrik Bardhi kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin në mes të qytetit.

Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe së bashku me të atin, Martin Bardhi kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte nipi i Kastriot Reçit, pronarit të televizionit lokal në Lezhë, i vrarë me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.

Mjeti i blinduar e shpëtoi të riun Reçi pa marrë lëndime. Policia ka bërë të mundur arrestimin e Bardhit ndërsa djali i tij u shpall në kërkim.



1 Comment

  1. Ne Mars u arrestua per vrasje ne tentative.
    Ne Shtator levizte i lire ne qytet.
    C’fare ka ketu per tu cuditur qe e qelluan?
    Rrofte drejtesia e re euro-atlantike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *