• |
ide | kryesore

Apeli i GJKKO-së lë në burg ish-shefin e krimeve në Elbasan

Lajme, Të fundit



Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për ish-shefin e krimeve në Elbasan Leonard Palushi, i akuzuar për korrupsion pasiv, teksa dyshohet se i shërbente personazhit të njohur të botës së krimit, Erjon Alibejt.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i zbritet me 1/3 duke u dënuar përfundimisht me 2 vite e 4 muaj burgim. Po kështu i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për një afat kohor 5-vjeçar.

Palushi u arrestua gjatë operacionit të SPAK, ‘Golden Bullet’ në 19 maj të vitit të kaluar. Leonard Palushi, i cili ka qenë efektiv në Elbasan, kur ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit të Hetimit të Krimeve, në vitin 2020, ka krijuar raporte me të hetuarin Erjon Alibej dhe ka marrë tërthorazi prej tij përfitim të parregullt. Më pas në vijimësi ka kryer, veprime që lidhen me detyrën e tij si punonjës policie në mbështetje të Erjon Alibejt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *