• |
ide | kryesore

Bardhi: Berisha është faktor në opozitë, Basha gaboi me 14 majin

Arkiva, Lajme, Të fundit
bardhi



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi këmbëngul se lëvizja e tij nuk është një “kalim në anën e Berishës” pasi thotë se në tavolinë ka ftuar dhe Lulzim Bashën, edhe cilindo koleg që dëshiron që opozitarët të jenë në parlament për çështjet që bien dakord. Bardhi theksoi se duhet ta lënë mënjanë konfliktin 2-vjeçar, të cilit nuk i japin dot zgjidhje.

“Unë nuk i jam rikthyer askujt. Unë vazhdoj të kem qëndrimet e mia në raport me PD-në. Por ju përmendet Kukësin, Rrogozhinën dhe nuk duhet harruar 14 maji. Fakti është që nga një betejë 2-vjeçare brenda PD-së, jo vetëm nuk u arrit beteja për cilën ishte nisur, forcimi i PD-së, forcimi i opozitës.. edhe për faktin që disa e lanë betejën që në nisje. Rezultati ishte që opozita po dobësohej dhe Shqipëria po rrezikonte të mbeste pa opozitë funksionale.

Që ditën e parë që unë kam marrë funksionin tim si kryetar Grupit Parlamentar të PD-së, jam i ndërgjegjshëm që qëndrimet brenda partisë janë të largëta dhe në këto momente që flasim e kanë të pamundur të ofrojnë një zgjidhje të pranueshme për secilin dhe zgjidhja që unë do doja të shikoja në PD është më se e qartë: duke e lënë mënjanë këtë konflikt që nuk i japim dot zgjidhje.

Atëherë unë si kryetar kam ftuar në një tryezë 59 deputetët e PD-së dhe Aleancës për Ndryshim. Unë nuk kam ftuar në tavolinë vetëm zotin Berisha, por dhe zotin Basha, cilindo koleg që dëshiron që ne opozitarë të jemi në parlament për ato çështje që biem dakord. Sigurisht që ka edhe çështje për të cilat nuk biem dakord”, – tha Bardhi.

Bardhi foli për zgjidhjen që mund të ketë opozita në këtë moment. Sipas tij, ideale është largimi i Bashës dhe Berishës, zgjidhje e cila sipas tij nuk mund të ndodhë në këto kushte. Sipas tij, PD e Bashës dështoi me strategjinë e “14 Majit”, ndaj duhet një strategji e re dhe ata që vazhdojnë po me atë strategji kanë dalë nga funksioni i të qenit opozitar.

“Është zgjidhja më e mirë brenda PD. Nuk ikën as Berisha dhe as Basha. Konflikti do të vazhdojë të jetë i ndezur. Sa kohë unë nuk kam asgjë në dorë, për të bindur Berishën apo Bashën, që do duhet të gjejmë një zgjidhje me një lidership të ri dhe me garë të rregullt. Por jemi në kushte kur nuk e kemi një gjë të tillë.

Ndaj për të mos humbur më kohë, të nisin ta bëjmë opozitën funksionale të parlament dhe të kryejë mision e saj. Provo të bësh një shkrim për qeverinë, askush nuk i bie telefonit. Qeveria është në kushte shumë të favorshme, është shumë rehat dhe komode.

Kur ne kemi nisur këtë betejë, edhe Basha është i ndërgjegjshëm, ka pasur një strategji të caktuar, që ra në 14 maj. Dhe një opozitë e përgjegjshme, që nuk do ta lërë vendin pa opozitë, të kërkon që t’i të ndërtosh një strategji të re. Kur nisi beteja ishte që PD do forcohej që sigurisht që të bëhesh alternativë për 2025.

Nuk mund të bëhesh me atë rezultat që morëm në 14 Maj. Kush i shkon akoma asaj strategjie, ka dalë nga funksioni i vet i të qenit opozitar. Unë diferencën time me Berishën, e bëj nëpërmjet çështjeve, apo ideve, apo qëndrimeve që lidhen me një çështje të caktuar.

Si rregull ne duhet të kemi të njëjtën mendim për çështjen tona, por kjo nuk ndodh. Berisha është në opozitë. A e bën opozitën si unë? A është kjo opozitë ajo që duhet? Unë nuk mund a gjykoj. Ai është faktor në opozitë dhe nuk mund të ketë zgjidhje për opozitën pa Berishën” – tha Bardhi i ftuar në emisionin “Real Story” në AbcNews. ©LAPSI.al



13 Comments

    1. bythqir eshte rama fuga dhe lali eri, gazi e qiti bythen ne treg por rama tha qe nuk i duhet se ka bythen e lulush bilbilush braves. Atehre gazi e terhoqi bythen nga tregu dhe u be parimor , sepse doktori eshte shpirtmadh dhe burre i zgjut, bardhi ne fakt po i ben nje sherbim vetes se tij dhe po perpiqet ta shese si jo gjoja sherbim ndaj opozites dhe pd se vertete te berishes.

      sherbimi i tij ka nje vlere ne varesi te rezultatit . rezultati deri tani eshte premtues por shume shpejt te themi, do kete dite te veshtira dhe ram do i ofroje poste , para etj atehere do shohim rezultatin

  1. Ate qe i ka bere te djathtes shqiptare familja nga Tropoja dhe familja nga Tepelena (fshati i gruas se Bashes) nuk ja ka bere as Enver Hoxha. Me ne fund (me apo pa dashje) e konsoliduan pushtetin e familjes Rama edhe per nja 30 vite te tjera.

    1. Kendveshtrim interesant.

      Por ti injoron nje fakt baze. Nuk ka pas te djathte shqiptare sepse revolucioni industrial nuk ka kaluar ne Shqiperi, (perjashto kur kaloi me zorr me komunizmin).

      E djathta qe ne Perendim te gjithe kane ne mendje eshte mbi te gjitha nje e djathte industrialiste, jo feudale.

      Duhet te jesh vertete injorant ose infantil te flasesh per te djathte ne Shqiperi, pare ne kete kendveshtrim.

      Kush i ishte i djathte?! Mullixhiu?!

      Ju flisni kodra pas bregut! Jeni shume injorante.

      Dhe thua Tropoja dhe Tepelena!

      Po une them qe qe ate qe i beri Shkodra (Ramiz Alia) te djathtes shqiptare, nuk ja beri as Enver Hoxha… pershembull.

      Si ka mundesi qe jeni kaq infantile?!

      Por sigurisht intuita jote eshte shume interesante, sepse vertete Berisha nga Tropoja dhe Basha me nusen, kunatin dhe vjehrrin nga Tepelena) vrane kufomen e PD-se se Ramiz Alise.

      1. Ka pasur dhe gjithmone do kete te djathte shqiperia o jorgo pallkaris, po ti o komunist nuk ke faj, se vetem parizanet ke mesuar ne shkolle. Injorante jeni ju qe vazhdoni shikoni filmat e kohes se xhaxhit. E tere pjesa antikomuniste e shqiperise nuk eshte e majte o katunar, dhe ajo ndoshta eshte me shume se gjysma e shqiperise dhe shume me teper sa pjesa jote e felliqur komuniste, por ne krye te se djathtes shqiptare erdhi nje komunist si berisha qe e ktheu partine demokratike (qe duhet te ishte e djathte) ne parti fisnore dhe krahinore, dhe ne fund ja la dhendrit te tepelenasit partine.

  2. Gazi I botës says he is not fucking Berisha, but then he’s got a dick in his arse and is definitely Berisha’s dick all the way up to his self centred mouth.

    1. Bibilusha, edhe nje here per rifreskim trunor:

      Sali eshte emer,
      BERISHA eshte INSTITUCION.

      Shkoni dhe futini i tas groshe dhe jeni nrregull. KAQ.

      1. jane maloqe lushnje , as anglisht nuk di , ja ka dhon fuga te shkrujt gati

        si i thone fjales , lere jorgon mos nga se vjen ere

  3. Bibilusha, edhe nje here per rifreskim trunor:

    Sali eshte emer,
    BERISHA eshte INSTITUCION.

    Shkoni dhe futini i tas groshe dhe jeni nrregull. KAQ.

  4. Bardhi na eshte bere si mizat e zhegut te veres qe vetem na besdisin. Flet shume nuk thote asgje na rokonisin koken me melodine e tij te lodhshme e qesharake, ben mire te qetesohet e te pushoj .

  5. nga 61 bashki ka fituar vetem 6 me shpirt neper dhembe bashki te rangut te dyte e te trete. Si mund ti jepnin vote kuksianet forces qe mban akoma ne krye te saj gangsterin politik qe zbriti nga shishtaveci me kepuce te grisura e sot zbret ne sheshin e Kukesit i gergufur me Range Rover 125 mije euro, me Vile ne Tirane, Vile 3 kat ne Lalez, 2 apo 3 apartamente 160 m2 ne Tirane 2 apo 3 apartamente te grabitura nga enti i banesave ne Sarande ne emer te familjareve te vet kur ishte drejtor Enti banesash. Ky Muli gangsteri njeriu me i urryer per mbare shqiptaret qe udhehoqi pordhestat rrugore me molotov ne dore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *