• |
ide | kryesore

Ilda largohet nga ” Love Island”

Paparazzi, Slider



Ilda vendosi ditën e djeshme të largohej përfundimisht nga vila e dashurisë.

“Unë sot largohem nga vila me vullnetin tim të lirë, për arsyet e mia personale. Kam kaluar shumë bukur me disa persona dhe jam shumë e kënaqur që i kam njohur”, u shpreh ajo. Ishullorët shprehën habinë e tyre pas lajmit të saj. Reagimi i parë u bë nga Aleksandros në dhomën e ditarit.

Aleksandros: Më vjen shumë çudi që doli Ilda, tani Stivi ngeli vetëm. Ata sikur ishin të dashuruar me njëri-tjetrin! Si nuk iku dhe Stivi bashkë me Ildën?! Duke qeshur dhe me ironi ai shtoi: Unë tani jam kaq i mërzitur (qesh) saqë dua të iki dhe unë me Ildën.

Stivi: Jam mërzitur, por në qoftë se është për të mirën e saj, ka bërë gjënë e duhur. Nuk e di a do ketë ndonjë vajzë që do ma heqi mendjen nga Ilda.

Xhoana: Për mua ishte shoqja dhe mbështetësja më e madhe në vilë, nuk e prisja këtë largim dhe jam e trishtuar./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *