• |
ide | kryesore

Kapen 3 automjete të vjedhura në kufi, nën hetim dy persona

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kapen 3 automjete të vjedhura në kufi, nën hetim dy persona



Një 40-vjeçar nga Kosova është nën hetim pasi u kap në Morinë duke transportuar me karrotrec 2 makina të vjedhura përkatësisht në Çeki dhe në Gjermani.

Ndërkohë edhe një 49-vjeçar tjetër është nën hetim pasi u kap në Portin e Durrësit me një automjet të vjedhur në Itali.

Të tria makinat janë bllokuar për verifikime të mëtejshme. Ndërkohë, gjatë këtij muaji, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar në disa pika kufitare të vendit, 5 automjete të tjera, për tentativa për trafikim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *