• |
ide | kryesore

Barcelona e akuzuar për korrupsion, Garda Civile kontroll në selinë e arbitrave: ja çfarë rrezikon klubi

-Instant, Sport
Barcelona



Stuhi mbi Barcelonën dhe ish-presidentët e saj. Gjyqtari hetues i Gjykatës numër 1 të Barcelonës, Joaquín Aguirre, akuzoi klubin katalanas për korrupsion për çështjen Negreira. Ish-zëvendëspresidentit të arbitrave e kompanive të tij (Nidsal SCP dhe Dasnil 95 SL), midis 2001 dhe në 2018, Barcelona ka pranuar se i ka paguar 7.3 milionë euro. Enríquez Negreira dhe djali i tij janë gjithashtu të akuzuar së bashku me klubin, si dhe ish-presidentët e Barçës, Josep María Bartomeu dhe Sandro Rosell. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm një ekip i Gardës Civile shkoi në selinë e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA) në Las Rozas. Ata kishin një urdhër kontrolli për të kërkuar dokumentacionin në lidhje me ‘çështjen Negreira’.

ÇËSHTJA NEGREIRA, FATURAT E ROSELL E BARTOMEU

Vëmendja e hetuesve është vënë mbi të gjitha në faturat e dekadës së fundit. Ato mbulojnë dy presidenca specifike: atë të Sandro Rosell dhe atë të Josep Maria Bartomeu. Dy presidentët, sipas Fiscalia, kanë “arritur dhe mbajtur një marrëveshje verbale rreptësisht konfidenciale” me Enriquez Negreira.

Lexo më tej: Çështja Negreira, gjykatësi refuzon ankimimin e Barcelonës: “Korrupsion i mundshëm sistematik”

Sipas versionit të Barçës dhe vetë Negreira, të dëgjuar nga Prokuroria, do të kishte qenë ekskluzivisht çështje konsulence. Por sipas rikonstruksionit të gjyqtarit hetues, Negreira kishte një rol aktiv në emërtime e për rrjedhojë edhe në karriera individësh. Kompensimi i paguar nga Barcelona për shoqëritë e tij “nuk kanë mbështetje ligjore ose statutore”. Kjo, pasi “nuk parashikohen në statutin e klubit ose janë miratuar nga Asambleja e Përgjithshme”.

ÇFARË RREZIKON BARCELLONA

– Më 23 mars, UEFA hapi një hetim “në lidhje me një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s nga FC Barcelona”. Hetimi më pas u pezullua më 27 korrik, gjë që lejoi klubin katalanas të hynte në Champions 2023-2024. Megjithatë, hetimi është pezulluar me mundësi që ai të rihapet në rast të elementëve të rinj. E nëse do të dilnin nga ky kontroll mund të çonin në përjashtim nga kupat.

– Përtej përgjegjësive të administratorëve (Rosell dhe Bartomeu duhet të përgjigjen për administrim të padrejtë dhe falsifikim të dokumenteve tregtare), klubi mund të përballet me një gjobë. Shumë do të ishte e barabartë me të paktën “trefishin e vlerës së përfitimit”. Ose mund të ketë një “ndalim të veçantë për një periudhë prej një deri në gjashtë vjet”, siç parashikohet në nenin 286 bis të kodit penal spanjoll.

– Për sa i përket La Liga, megjithatë, gjithçka është parashkruar. Ley del Deporte parashikon, në nenin 112, se “shkeljet më të rënda parashkruhen pas tre vjetësh”. Zbulimi i fundit nga Fiscalia daton në vitin 2018, pra jashtë kohe që të mund të ndërhyhet në rezultatet e marra nga Barcelona në ligën e lartë spanjolle. Si në atë aktuale, si në të kaluarat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *