• |
ide | kryesore

Lizzo kërkon rrëzimin e padisë nga ish kërcimtaret

Paparazzi



Lizzo ka kërkuar nga Gjykata e Lartë e Los Anxhelosit të rrëzojë paditë për ngacmim që ish-punonjëset ngritën kundër saj.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Lizzo mohon “çdo akuzë” të bërë kundër saj, duke përmendur si një nga mbrojtjet e saj se ish-balerinët e saj janë “guilty of unclean hands”, që është një term ligjor që akuzon paditësin për pjesëmarrje në çdo gjë joetike”.

Në gusht, kërcimtaret Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez paditën këngëtaren e “Truth Hurts”, kompaninë e saj të prodhimit, Big Grrrl Touring, Inc. dhe koreografen Shirlene Quigley për ngacmim se*sual dhe fetar, një mjedis pune armiqësor, diskriminim dhe të tjera pretendime.

Ndër akuzat ishte pretendimi se Lizzo “i bëri presion” stafit të saj për të marrë pjesë në shfaqjet e se*sit, në të cilat anëtarët e kastit inkurajoheshin të “preknin me radhë interpretueset nudo”, sipas ankesës origjinale.

Një ish-punonjëse e katërt, Asha Daniels, më pas ngriti padinë e saj në fillim të këtij muaji. Ajo pretendoi se ishte abuezuar verbalisht dhe fizikisht nga menaxherja e saj, Amanda Nomura, kur punonte si stiliste për Lizzo, duke e akuzuar këtë të fundit për nxitjen e një mjedisi toksik pune.

Megjithatë, Lizzo pretendon në përgjigjen e saj se të gjithë paditësit ” pranuan dhe miratuan aktet” e përmendura në padi. Lizzo gjithashtu argumenton se në mbrojtjen e saj nuk ka asnjë provë që kërcimtaret pësuan dëmtime si pasojë e sjelljes së saj./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *